'Lironi liderin tonë, lironi Sali Berishën’/ Shehu: 20 shkurti tregoi nga peshon kandari i vërtetë i mazhorancës

E Enjte, 21 Mars 2024 12:23

Në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka kërkuar lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha.

Shehu theksoi se izolimi i Berishës është veprimi më i shëmtuar, më antidemokratik, veprimi më represiv që mund të ndodhi mbi një popull. 

 

‘Ishte kjo mbledhje ky qëndrim ky vazhdim që realizoi dhe bëri të mundur popullin e 20 shkurtit, atë popull i cili tregoi nga peshon kandari i mazhorancës së vërtetë të shqiptarëve, që tregoi se PD është forca më e madhe e këtij vendi, forca që do i japi ndryshimin e shumëpritur’, u shpreh Shehu.

ShehuLironi liderin tonë, lironi Sali Berishën! Sepse është veprimi më i shëmtuar, më antidemokratik, veprimi më represiv që mund të ndodhi mbi një popull, kur kërkojnë të izolojnë liderin e tyre, atë që ngjall shpresën e njerëzve kudo, por që u ngjall frikën autokratëve atyre që kërkojnë të zbatojnë pikërisht nëpërkëmbjen e të drejtave, nëpërkëmbjen e lirive.

Të dashur miq, ky takim i përmbrëmshëm toni këtu ka një efekt madhështor, në të gjithë vendin, në zemrën në mendjen e shqiptarëve, në atë pikë të transmetimit të mesazhit të qëndresës dhe të rezistencës ndaj atyre që duan të shkelin me këmbë të drejtat e një populli.

Ishte kjo mbledhje ky qëndrim ky vazhdim që realizoi dhe bëri të mundur popullin e 20 shkurtit, atë popull i cili tregoi nga peshon kandari i mazhorancës së vërtetë të shqiptarëve, që tregoi se PD është forca më e madhe e këtij vendi, forca që do i japi ndryshimin e shumëpritur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...