Berisha- Ramës: Jam 32 herë më i motivuar në betejën kundër diktaturës tënde! Kauza e drejtë nuk njeh moshë

Premte, 22 Mars 2024 21:21

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se është 32 herë më i motivuar në betejën kundër diktaturës të instaluar nga ky i fundit. 

Në protestën e mbështetësve të kryedemokratit në 'Rrugën e Shpresës', Berisha u shpreh se kauza e drejtë nuk njeh moshë.

 

Berisha: Por miqtë e mi, sot ne kujtojmë dhe nderojmë 22 Marsin, në një kohë kur parlamenti ishte i sekuestruar nga Edi Rama.

Kujtojmë 22 Marsin në një kohë kur Sali Berishën, në një akt urrejtje të tmerrshme atërore të tij dhe armiqve të Shqipërisë, e vendos në arrest shtëpie, pa asnjë fakt, dokument, por vetëm se i ka përmbysur pushtetin e urryer të etërve të tij barbarë.

Vetëm se ka denoncuar vjedhjet e tmerrshme të tij ndaj qytetarëve shqiptarë.

Vetëm se ka denoncuar shitjen e interesave kombëtare të armiqtë e kombit shqiptar.

Vetëm se ka denoncuar bashkëpunimin e tij me mafien e tij ndërkombëtare antishqiptare.

Por sot jam këto për t’i thënë Edi Ramës, hidhi një sy asaj dite.

Të garantoj se pas 32 vitesh, Sali Berisha është 32 herë më i motivuar në betejë kundër teje, kundër diktaturës tënde.

Mos mendo o mjeran diferencën e moshës, se po ta them këtu para shqiptarëve, kauza e drejtë nuk ka moshë.

Kauza e drejtë nuk vdes kurrë.

Moshën e përcakton kauza që mbron. Idealet që mbron.

Ti je kalbësirë, je një hajdut që vjedh nga mëngjesi gjer në darkë.

I rrethuar nga një bandë Dumanësh, Krajësh dhe llumi gjokërash me shokë.

Ti nuk ke shpresë mor, nuk ke të ardhme.

Kurse unë sot ndjehem po aq i ri sa 32 vite më parë, po aq i fuqishëm.

Se kauza ime është po ajo, kauza e pavdekshme.

Kauza e lirisë, kauza e dinjitetit, kauza e interesit kombëtar.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...