Fjala e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajtur mbrëmjen e djeshme, 25 mars 2024, në ditën e 84 të tubimit qytetar në "rrugën e shpresës".
"Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen e pakufishme ju misionarëve të vërtetë të guximit, shpresës, dinjitetit dhe lirisë së njeriut. Beteja jonë pa kthim është beteja shpëtimtare për mbarë shqiptarët.
Unë sot para jush, duke përshëndetur ju, përshëndetur oratorët e shkëlqyer që përhapin dritë, të vërteta nga parlamenti i lirisë, ju bëj thirrje mbarë shqiptarëve të pyesin veten çfarë ndodh me interesat e tyre fisnike.
Çdo njeri, çdo qytetar, çdo individ, ka interesa për të cilat ai motivohet, punon, djersin dhe përpiqet t’i realizojë.
Në qoftë se bëjmë një analizë të shkurtër, interesat e shqiptarëve shkelmohen sot nga ky regjim në mënyrën më të pamëshirë. Interesat individuale të qytetarëve shqiptarë shkelmohen nga ky regjimi i Edi Ramës në mënyrën më të pamëshirë.
Miqtë e mi!
Prej një viti ky regjim ka vendosur në Shqipëri narkoeuron, monedhën evropiane të konvertuar në monedhë të konvertuar në monedhë të trafikantëve të drogës dhe krimit. Nga droga dhe trafiqet, monedha evropiane nuk ngre krye në Shqipëri. Rrëzohet këtu monedha e dytë më e fuqishme e planetit. Mirëpo me këtë rrëzim e pëson xhepi, rroga, jeta e çdo shqiptari.
15 përqind janë mbyllur ndërmarrjet e eksportit. Me mijëra e mijëra qytetarë humbën vendet e punës. Por mos harroni se në vit, emigracioni i dërgon në Shqipëri familjarëve të vet rreth 1 miliardë euro. Secila dërgesë, kur vjen në Shqipëri ka humbur 20, 30 përqind të vlerës për shkak të narkoeurove.
Secili shqiptar që merr paratë që i dërgojnë familjarët e vet, merr 20, 30 përqind më pak se sa ato kanë vlerë aty ku nisen.
Miqtë e mi!
Narkoeuro ka shkatërruar përfundimisht tregun e banesave.
Shqipëria sot, Tirana sot ka banesa bosh më shumë se të gjitha vendet e Ballkanit të marra së bashku.
E megjithatë, kullat, monumentet e drogës dhe korrupsionit, lartësohen çdo ditë. Çmimet shkojnë në stratosferë. Vendi ecën drejt një krize të tmerrshme falimentuese të industrisë së ndërtimit. Çdo qytetar që do të blejë një shtëpi në Tiranë, e ka të pamundur, sepse paratë e drogës nuk e lejojnë atë. Narkoeuro e mban çmimin në stratosferë.
Këto ditë, po lexoja një zhvillim tjetër katastrofal për fermerët e mrekullueshëm të Korçës, të Myzeqesë, Shkodrës, Dibrës, Elbasanit, të mbarë Shqipërisë. Çfarë ka ndodhur? 80 përqind e frutave, zarzavateve në tezgat e shitjes, janë importi.
A nuk është kjo një gjëmë për Myzeqenë, për Divjakën, për Korçën, për Shkodrën, për Nën-Shkodrën? A mund të imagjinohet kjo? Pse kjo? Sepse narkoeuro apo paraja euro e drogës, e bën krejtësisht të paleverdisshëm eksportin. Ndaj dhe ata të cilët më parë mbillnin, furnizonin tregun, eksportonin, nuk kanë më leverdi. I lanë djerrë tokat dhe largohen në emigrim.
Për bujqësinë nuk mund të ketë gjë më të rëndë se sa një vend që në dy muajt e parë të vitit, mund të kishte suksesin më të madh në eksporte, importon 80 përqind të zarzavateve, 60 përqind të frutave. Po imagjinoni se çfarë gjëme është kjo për fermerët shqiptarë, për prodhuesit shqiptarë, për bujqësinë shqiptare.
Ndaj dhe të dashur fermerë, kudo që jeni, duhet të ngriheni të mbroni interesat tuaja se ky është një shkatërrim i juaji.
Çfarë po ndodh me ju?
Këto ditë, po lexoja një zhvillim tjetër katastrofal për fermerët e mrekullueshëm të Korçës, të Myzeqesë, Shkodrës, Dibrës, Elbasanit, të mbarë Shqipërisë.
Çfarë ka ndodhur? 80 përqind e frutave, zarzavateve në tezgat e shitjes, janë importi.
A nuk është kjo një gjëmë për Myzeqenë, për Divjakën, për Korçën, për Shkodrën, për Nënshkodrën? A mund të imagjinohet kjo? Pse kjo? Sepse narkoeuro apo paraja e drogës, e bën krejtësisht të paleverdisshëm eksportin. Ndaj dhe ata të cilët më parë mbillnin, furnizonin tregun, eksportonin, nuk kanë më leverdi. I lanë djerrë tokat dhe largohen në emigrim.
Për bujqsinë nuk mund të ketë gjë më të rëndë se sa një vend që në dy muajt e parë të vitit, mund të kishte suksesin më të madh në eksporte, importon 80 përqind të zarzavateve, 60 përqind të frutave.
Po imagjinoni se çfarë gjëme është kjo për fermerët shqiptarë, për prodhuesit shqiptarë, për bujqësinë shqiptare.
Ndaj dhe të dashur fermerë, kudo që jeni, duhet të ngriheni të mbroni interesat tuaja se ky është një shkatërrim i juaji.
Çfarë po ndodh me ju?
Paraja e drogës e ka rrëzuar përtokë euron, ndaj nuk keni leverdi të eksportoni.
Çfarë po ndodh me ju?
Në mënyrën më qesharake, më të turpshme, buxheti i shtetit ka përcaktuar si ndihmë gjithsej 1 të 30-tën e asaj që vjedhin, shpërdorojnë sipas KLSH, qeveritarët dhe zyrtarët e Shqipërisë.
A e shihni pra, të dashur qytetarë që bashkimi juaj në protestën kundër regjimit, është bashkim për mbrojtjen e interesave të tuaja jetike, për mbrojtjen e qenies tuaj?
Mund të numëroj çdo sektor, por narkoeuro është një gjëmë e zezë për prodhuesit shqiptarë dhe për të gjithë ata që mbaheshin me remitanca nga emigracioni.
A mund të ketë veprime më armiqësore se këto? A mundet qytetarët të durojnë akte të tilla? Këtu çdo ditë luhet një fasadë e turpshme. Drejtësia përdoret në mënyrën më të neveritshme, më të shpifur.
Të dashur miq!
Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, një hajdut i padiskutueshëm, por është në burg se nuk e mundi dot Fredi Belerin. Por është në burg, sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të Olta Xhaçkës dhe burrit të saj strategjik.
Kur unë ia ngrita në parlament Olta Xhaçkës, u ngrit me një gjuhë të saj, duke turfulluar se po akuzoja një njeri që kishte marrë pronën e familjes së tij. Po ja që del që ka falsifikuar dhe ka grabitur pronën e qytetarëve të tjerë.
Dhe kryetari i bashkisë që firmosi mbi dokumentet e falsifikuara të sjella nga Xhaçka, burgoset, kurse Xhaçka qëndron monument korrupsioni në parlament vetëm e vetëm se drejtësia përbëhet nga laro, nga njerëz nga moral dhe pa ligj, të cilët zbatojnë vetëm urdhra partie dhe mashtrojnë shqiptarët.
Çdo ditë del nga një rast, por në qoftë se nuk ke drejtësi, në qoftë se nuk ka votë të lirë, çfarë u mbetet qytetarëve?
Në qoftë se shkelmohen interesat tua në mënyrën më të paligjshme, mbetet vetëm një rrugë: t’i dalësh zot vetes, t’i dalësh zot interesave tua, të ngrihesh në mosbindje civile, të përzëmë këtë regjim, i cili kryesohet, udhëhiqet nga një njeri, që prej 25 vitesh vjedh shqiptarët.
Prej 25 vitesh, vjedh shqiptarët!
Prej 25 vitesh, vjedh shqiptarët!
I trajton ata në një armiqësi të egër. Aplikon politika të përzënies së tyre nga vendi. U rrëmben votën, lirinë dhe dinjitetin. A pranohet më tutje ky?
Çdo shqiptar duhet t’i shndërrojë vetes pyetjen, asnjë njeri nuk mund të pranojë një kryeministër si ky.
Mos harroni se ky njeri ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të SHBA.
Sigurisht, mafia ndërkombëtare përpiqet ta mbrojë atë, por e garantoj se kurrë nuk do shpëtojë nga ai krim dhe asnjë krim tjetër.
Edvin McGonigali, do përfundosh te Charles McGonigali.
Nuk të mbron dot atje as Damani, as Kraja, as Gjoka e kompani. Mercenarë në sistemin e drejtësisë.
Ndaj dhe ftoj qytetarët shqiptarë të bëjmë gjithçka për t’u bashkuar, mbarë shqiptarët në këtë betejë të drejtë. Cilido shqiptar që e ndjen se i janë shkelmuar interesat e tij, djersa, mundi i tij, duhet të bashkohet me ne.
Të bashkohemi në këtë betejë, të ecim drejt fitores.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira, është motoja jonë.
Fitore, fitore, fitore!