Berisha: Anëtarësimi në NATO, mrekullia më e madhe për Shqipërinë që nga shpallja e Pavarësisë gjer sot

E Enjte, 28 Mars 2024 17:47

Shqipëria shënon 15 vite e anëtarësuar në organizatën më të fuqishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut, NATO. Me këtë rast, Partia Demokratike e nderoi këtë arritje madhore për vendin e cila u realizua gjatë qeverisjes së saj nën drejtimin ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Lideri historik i PD-së, pavarësisht se në kushtet e arrestit shtëpiak, mbajti sot fjalën përshëndetëse në aktivitetin e organizuar nga PD për këtë qëllim me temë "Roli prijës i PD për anëtarësimin në Aleancë." 

 

Berisha tha: "Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta! Së pari ju përshëndes ju, përshëndes oratorët që folën para meje dhe qytetarët shqiptarë kudo që janë.

Sot ne nderojmë një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e cila në fakt është dhe mrekullia më e madhe e lirisë së Shqipërisë dhe kombit shqiptar, nga shpallja e pavarësisë gjer sot.

Më 1 prill të vitit 2009, Aleanca e Atlantikut të Veriut, vendosi të pranojë Shqipërinë, ish-vendin me propagandën më armiqësore ndaj saj për 46 vite, si anëtare të plotë të kësaj organizate.

Në 46 vite diktaturë të egër staliniste, Shqipëria ishte jo vetëm vendi me propagandën më armiqësore, por ishte edhe vendi që zhvillonte betejat imagjinare më të shpeshta, me koston më të lartë kundër agresionit imagjinar të NATO-s.

Miqtë e mi, kjo ishte mrekullia më e madhe e lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe për kombet e tjera, por për ne mendoj se më shumë se për çdo komb dhe vend tjetër.
NATO si sistem i sigurisë kolektive, ishte mburoja, mbrojtja më vendimtare, më e fuqishme për një vend që për shkak të pozicionit të vet gjeografik, kishte njohur pushtimet më të shumta dhe më të egra.

Mjafton të rikujtoj këtu që pushtimi i fundit i saj, në prag të Luftës së Dytë Botërore, ishte një pushtim ta themi, i paregjistruar, në kuptimin që përveç gazetarëve dhe gazetave, duhet të pranojmë, ai akt agresioni i përcoll me indiferencë të plotë nga qeveritë e kohërave.

Për ne, anëtarësimi ishte një mrekulli gjithashtu, sepse 5 shekuj në një perandori lindore, të themi, nuk është se nuk patën ndikuar dhe nuk ndikuan në identitetin tonë.
Dhe në këtë kontekst, anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e kombeve të qytetëruara perëndimore, ishte një arritje e jashtëzakonshme."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...