Abuzimet me ujësjellësat në Tiranë dhe Durrës, Blushi: Veliaj po e ndan ujin me tollona, miliona euro te ‘5D’

Saturday, 30 Mars 2024 22:53

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, denoncoi abuzimet me ujësjellësat e Tiranës dhe Durrësit.

Ai theksoi se qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë dhe donatorëve të huaj, janë shpenzuar vitet e fundit për të përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë dhe të heqjes së ujërave të zeza, por dukshëm pa dhënë asnjë efekt, as në uljen e sasisë së ujit të humbur në rrjet dhe as në përmirësimin e performancës së sektorit, i cili është përballur me seri të njëpasnjëshme falimentimesh dhe është përfshirë nga skandale të përsëritura korruptive, përfshirë arrestimin së fundmi të ish-drejtorit të UK Tiranë, Redi Molla.

 

Blushi tha se raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit, një institucion nën varësinë e Këshillit të Ministrave, bën me dije se gjatë vitit të kaluar, në mbarë vendin u tërhoqën nga natyra rreth 307 milionë metra kub ujë për t'u dërguar te konsumatorët, por nga këto, 64% ose 196 milionë metra kub ujë humbën në rrjet pa vajtur te konsumatori dhe vetëm pjesa tjetër u pagua.

“Ndërkohë në vitin 2022, humbjet ishin në masën 63.7%.

Pra sipas vetë ERRU në varësinë e Qeverisë së Edi Ramës, uji i faturuar u reduktua me 0.3%, pavarësisht se u shpenzuan plot 150 milion euro për modernizimin e rrjetit të ujësjellësave.

Peshën më të madhe në sistemin e ujësjellësave të vendit e ka Tirana, e cila përbën gjysmën e sektorit dhe ku humbjet janë në masën 60%.

Tirana që e paguan sot ujin 40% më shtrenjtë po thahet për ujë sepse rritja e çmimit nuk ka shkuar për investime në rrjet dhe për garantimin e ujit 24/24, por për të mbuluar abuzimet dhe keqmenaxhimin e Ujësjellës-Kanalizime

Uji, nevojë bazike, po ndahet nga Erion Veliaj me "tallona", si racionet e mishit në kohën e diktaturës, ndonëse kryemashtruesi që sot drejton Bashkinë e Tiranës premtoi “ujë të pijshëm 24 orë me cilësi Korçe dhe çmim Bathoreje””, tha ai.

Në vijim ai shtoi se Ujësjellësi i Durrësit është si zakonisht kampion sa i përket humbjeve apo ujit të furnizuar pa të ardhura.

“Në këtë njësi, 72% e ujit humbi pa u paguar. Kostoja e humbjeve është e stërmadhe këtu veçanërisht për shkak se, për pothuajse çdo litër ujë të paguar, ujësjellësi duhet të nxjerrë me pompa nga nëntoka katër litra ujë, gjë që e rrit koston e energjisë elektrike katërfish. Ujësjellësi i Durrësit u shpall ndërmarrje me likujdim me mbi 160 milionë euro borxhe dhe me një kapital negativ prej 30 milionë euro.

Është fakt që ujësjellësat prej vitesh po menaxhohen nga zyrtarë super të korruptuar të “Rilindjes”.

Së fundmi, Redi Molla, ish drejtor i Ujësjellës Kanalizime Tiranë, u arrestua si pjesë e grupit të drejtorëve, të cilët, siç ka denoncuar edhe Partia e Lirisë akuzohen se kanë krijuar kompaninë famoze 5D nga e cila janë vjelë para përmes tenderëve të manipuluar nga bashkia në përgjithësi dhe nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë në veçanti.

Kompania 5D, e cila, sipas prokurorisë, rezulton nën pronësi të tërthortë të drejtorëve, ka pasur të ardhura në masën 22 milionë euro që nga themelimi në vitin 2016, pak muaj pasi Bashkinë e Tiranës e mori, Erion Veliaj, ideatori dhe përfituesi direkt i inceneratorit inekzistent të Tiranës, që fatkeqësisht po amnistohet nga SPAK dhe ende nuk është marrë i pandehur edhe pse është faktuar me firmë dhe vulë si koka kryesore e grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve.

Abuzimet marramendëse me rrjetin e ujësjellësave në mbarë vendin nga ana e “Rilindjes” janë prova më e qartë se kur shteti shkrihet me partinë, për t’i shndërruar ujësjellësat në ndërmarrje elektorale, atëherë ka vetëm vjedhje dhe abuzime të shfrenuara, por jo shërbime dhe as garantim të ujit të pijshëm 24 orë për qytetarët”, tha Blushi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...