Berisha: Rama i fali Olsit 37 mijë metër katrorë tokë, drejtësinë duhet ta bëjnë vetëm qytetarët

Tuesday, 02 Prill 2024 22:46

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, tha se Edi Rama i fali vëllait të tij Olsi, 37 mijë metër katrorë tokë.

“A mund të ndodhë t’i falë kazerma me një euro, në një kohë kur ish pronarët, kur kanë marrë tokën e konfiskuar 60 vite më parë, për vjetërsinat e diktaturës, kanë paguar 800 mijë, kanë paguar 500 mijë, kanë paguar 1 milion dhe më shumë dollarë, në mënyrën më të padrejtë, por ligji ai ishte”, tha Berisha. 

 

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Të dashur miq, a mund të ndodhë që me firmë dhe vulë kryeministri t’i falë me një euro, 37 mijë metër katrorë tokë, vëllait të vet.

A mund të ndodhë t’i falë kazerma me një euro, në një kohë kur ish pronarët, kur kanë marrë tokën e konfiskuar 60 vite më parë, për vjetërsinat e diktaturës, kanë paguar 800 mijë, kanë paguar 500 mijë, kanë paguar 1 milion dhe më shumë dollarë, në mënyrën më të padrejtë, por ligji ai ishte.

Të dashur miq, a do presim ne, që ndaj Olsit të veprojë drejtësia, që ndaj Edi Ramës të veprojë drejtësia?

Do ishte qesharake po të prisnim ne.

Drejtësinë duhet ta bëjnë qytetarët, qytetarët, qytetarët!

Login to post comments