Altin Dumani pranon ekzistencën e 'Republikës së Prokurorëve': Afërmendsh që Gjykata vendos siç duam ne

E Enjte, 04 Prill 2024 14:04

Altin Dumani ka pranuar sot publikisht atë që flitet prej kohësh, se në Shqipëri është krijuar 'Republikën e Prokurorëve'.

Ndërsa i kërkoi Edi Ramës një vend pune pasi të lerë detyrën e kreut të SPAK, Altin Dumani tregoi se ‘Republika e Prokurorëve’ po i shërben kryeministrit me besnikëri, ndaj edhe duhet të mendojë edhe KM për ta, për t’i sistemuar me ndonjë vend pune. 

 
 

“Çdo rast pafajësie është ankimuar nga prokurorët dhe afërmendsh që gjykatat vendosin gjithmonë, ssss…çfarë kërkojmë ne. Qoftë edhe në lidhje me deklarimet fajtorë  të subjekteve që dërgojmë ne për rigjykim”,- tha Dumani.

Kjo deklaratë e Dumanit tregon se prokurorët e SPAK, janë kapluar nga një servilizëm dhe frikë e pashembullt nga mazhoranca.

Parimi numër një i një sistemi demokratik është pavarësia e drejtësisë, ndërsa brenda sistemi të drejtësisë është pavarësia e gjykatës nga prokuroria dhe anasjelltas.

Por në Shqipëri ndodhin çudira, siç e pranon edhe vetë Dumani, gjykata në këtë vend është një notere e prokurorëve politikë të Edi Ramës. Gjykata vendos çfarë t'i kërkojnë dumanët.

Prokurorët e SPAK-ut prej kohësh veprojnë përtej fuqisë që ju jep ligji, dhe këtë gjë, nuk do të mund ta bënin dot kurrë pa mburojën politike të mazhorancës.

Login to post comments