Gazetari i njohur amerikan, Mark Levine, i rrjetit më të madh në SHBA, Fox News, ka kryqëzuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken për vendimin që ka marrë për liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha.
Në podcast-in e tij, gazetari i famshëm i programit ‘The Mark Levin Show’ ka folur edhe për çështjen e Sali Berishës.
Sipas tij, Berisha dhe PD janë sanksionuar vetëm pse po sfidojnë socialistët.
“Shikoni, unë siç e dini, unë mund të flas gjithë ditën dhe për Ballkanin dhe atë që Antony Blinken i ka bërë Partisë Konservatore në Shqipëri. Ajo është e turpshme. Askush nuk i kushton vëmendje. Por, ai i ka vënë ata nën sanksione sepse ata sfiduan socialistët që ai do. Tregoji pak kombit, nëse do,” shprehet gazetari.
Ndërsa në rrjetin social X, ku ka mbi 4 milionë ndjekës, gazetari amerikan ka shpërndarë edhe një shkrim të NY Post, ku thuhet se Berisha u sanksionua vetëm për shkak të lidhjeve të Sorosit me Blinken.
“Blinken është qen prehri i Sorosit,” shkruan gazetari duke shpërndarë shkrimin.