Gjin Gjoni flet si kryetar i PD Lezhë: Të bashkuar, siç jemi sot, do të fillojmë riorganizimin dhe përgatitjen për fushatën elektorale të 2025

Saturday, 06 Prill 2024 23:41

Gjin Gjoni do të jetë kryetar i degës së PD-së në Lezhë, duke fituar me një rezultat të thellë ndaj dy kandidatëve përballë tij.

Gjoni siguroi 604 vota kundrejt kandidatëve, Albert Rrusti i cili mori 312 vota dhe Paulin Marku 131. 

 

Pas fitores, në një prononcim për mediat, ai falënderoi qytetarët e Lezhës që e votëbesuan, ndërsa tha se situata në PD është shumë kritike, por dega e Lezhës i ka objektivat e qarta.

Ndër të tjera Gjoni u shpreh se do të fillojnë me riorganizimin e PD-së së Leshës dhe përgatitjen për fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Në radhë të parë doja të falënderoja dy kolegët e mi për garën dinjitoze. Populli i Lezhës arriti të më votëbesojë mua, është përgjegjësi shumë e madhe.

Patjetër që situata politike në të cilën ndodhemi është jashtëzakonisht shumë kritike, por Partia Demokratike Lezhës ka objektiva të qarta.

Të bashkuar, siç jemi sot, do të fillojmë me riorganizimin e partisë dhe përgatitjen për fushatën elektorale të 2025”, tha Gjoni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...