Banorët e prekut nga tërmeti i vitit 2019 në zonën e ish-Komunales, protestuan sot para Bashkisq së Tiranës, pasi jo vetëm nuk kanë marrë banesat, por janë edhe prej 7 muajsh pa bonus qiraje,
Në protestën e mbajtur sot para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit kërkojnë bonusin e premtuar të qirasë, fjalën e mori dhe një nga qytetarët e ngelur pa përgjigje dhe në harresë nga bashkia.
Qytetarja, teksa tregoi se është nënë e 3 fëmijëve, i bëri thirrje kryeminsitrit dhe kryetarit të bashkisë të mbajnë premtimin e dhënë, se do ju japin shtëpi, ndërkohë që kanë 7 muaj pa marrë bonusin e qirasë.
Unë jam nëna e tre fëmijve.
Erion Veliaj dhe Edi Rama na kanë ardhur tek socialja dhe na kanë premtuar se do na japin shtëpi. Ku është premtimi?
Ne kemi 7 muaj pa bonus, ju lutem të dalin dhe të na sqarojnë.
Kemi ardhur dhe njëherë tjetër dhe nuk na kanë bërë asgjë edhe këtë radhë nuk e di. Erion Veliaj dil dhe na sqaro, kaq duam!!