Shehu: Interpelance me Kryeministrin-Serbia komandon Kuvendin!

Hënë, 08 Prill 2024 13:58

Nga Tritan Shehu:

Interpelance me Kryeministrin-Serbia komandon Kuvendin!

Ndersa maxhoranca bllokon pa fund e arbitrarisht Mocionin me debat per njohjen e denimin e genocidit serb ne Kosove te kerkuar nga ne.
Nuk pranon t’i rekomandoje Qeverise te asistoje Qeverine e Kosoves per njohjen e denimin nderkombetar te atij genocidi.
Dorezova kerkesen per Interpelance me Kryeministrin mbi kete subjekt.
Si personi pergjegjes per keto qendrime ndesh me te vertetat historike, ndesh interesat tona kombetare e te Rajonit.
Te verteta, qe duhen zyrtarizuar nga Kuvendi yne vecanerisht ne keto momente te revanshit ruso/serb edhe si nje detyrim sublim ndaj partnereve tane me te rendesishem, NATO-s.
E ftoj keshtu Kryeministrin te shpalose aresyet e ketyre qendrimeve thellesisht demtuese te maxhorances ndaj Kosoves, shqiptareve ne teresi, Rajonit ne nje interpelance parlamentare.
Kekesen zyrtare te interpelance po e bashkengjis!

Lënda: Kërkesë për interpelancë

Drejtuar: Zonjës LINDITA NIKOLLA
KRYETARE E KUVENDIT TЁ SHQIPЁRISЁ
Këtu

Bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96/84 të Rregullores së Kuvendit, ju paraqes kërkesën për interpelancë ndaj Kryeministrit në lidhje me platformen politike te tij e te Qeverise shqiptare, per hapat e ndermare ne mbeshtetje te Qeverise se Kosoves ne drejtim te njohjes e denimit nderkombetar te Genocidit e pastrimit etnik serb ne Kosove, ne vitet 1998-99, për çështjet si më poshtë vijon:
1- Ne lidhje me vizionin qe ka Kryeministri e Qeveria per ate Genocid e pastrim etnik serb ne Kosove, jo vetem si nje tragjedi historike, por dhe si nje krim, i cili me pasoja shume dimensionale rendon akoma mbi Rajonin.
2- Ne lidhje me domosdoshmerine qe Kryeministri gjen te njohja e denimi nga drejtesia nderkombetare i atij genocidi e pastrimit etnik serb ne Kosove.
3-Per bashkepunimin e strategjine e perbashket, qe duhet te kete Qeveria e Shqiperise me ate te Kosoves per kete objektiv.
4-A e konsideron Kryeminstri kete bashkepunim, qe fillon me njohjen e denimin nga te dy vendet tona te atij genocidi e pastrimi etnik, si nje element tejet i rendesishem jo vetem ne forcimin e maredhenieve Shqiperi-Kosove, por dhe ne forcimin e bashkepunimit e rolit te faktorit shqiptar ne Rajon, ne dobi edhe te stabilitetit e rruges europiane te tij.
5-A e konsideron Kryeministri te domosdoshme edhe per kete objektiv, njohjen e denimin zyrtar nga Kuvendi i Shqiperise, me dokument te vecante, eksplicid, me kerkese qofte dhe deklamative ndaj qeverise shqiptare, per te asistuar Kosoven prane gjykates nderkombetare per kete njohje nderkombetare, nderkohe qe Kosova ka pengesa ne kete proces, sepse nuk eshte antare e OKB.
6-Si e konsideron Kryeministri, qofte edhe politikisht, bllokimin e kerkeses brenda kuadrit te rregullores te nje grupi deputetesh te PD, per nje Mocion me debat e Rezolute, pikerisht per keto qellime.
7-A i konsideron Kryeministri ne kete drejtim maredheniet e “ftohta” aktuale Shqiperi-Kosove e vecanerisht faktin qe ishte Shqiperia, qe vendosi sanksionin e pare ndaj Kosoves duke bojkotuar takimin e atehershem nderqeveritar, si nje shkak i ketij bllokimi.
8-A e konsideron kryeministri si nje shkak per kete bllokim “ultimatumin” e Vucic sipas te cilit do te bejme te gjitha perpjekjet per te mos lejuar “Parlamentet e vendeve miq” te njohin e denojne ate genocid.
9-A e gjykon Kryeministri se shkak i atij bllokimi ishte e eshte edhe projekti i Vucic per “Ballkanin e hapur”, shume i mbeshtetur nga Z.Rama edhe ne kete salle Parlamenti, qe megjithese tashme ka “avulluar” vazhdon te mjegulloje te vertetat historike.
10-Si e konsideron Kryeministri vendimin e Kuvendit te Kosoves per njohjen e denimin edhe formal te atij genocidi e pastrimi etnik, akt ai qe duhet te ndiqet edhe nga Kuvendi i Shqiperise.
11- A e mbeshtet Kryeministri thirjen e Zj. Osmani e Z. Kurti per te bere te gjitha perpjekjet per njohjen nderkombetare te atij genocidi e pastrimi etnik.
12- A e konsideron te domosdoshme Kryeministri per stabilitetin e Rajonit e normalizimin e maredhenieve te Serbise me Kosoven, pranimin e kerkimin ndjese nga Serbia te atij genocidi e pastrimin etnik.
13-A e shikon Kryeministri faktin e mos pranimit te ketij genocidi nga Serbia si nje burim i agresivitetit serb ne Kosove, deri ne aktet e fundit terroriste ndaj atij vendi sovran.
14- A e shikon Kryeministri kete qendrim serb te lidhur me riaktivizimin e endrave per Serbine e Madhe nepermjet “shkembimit te territoreve”.
15-A e konsderon Kryeministri kete qendrim te Serbise te lidhur edhe me aspiraten e saj per “Jugosllavine e re” nepermjet Ballkanit te hapur.
16-A e konsideron Kryeministri mos njohjen e atij genocidi e pastrimi etnik nga Serbia te lidhur edhe me qellimet destabilizuese e interferencat ruse ne Rajon. E lidhur kjo edhe me mos pranimin nga Serbia te vendosjes se sanksioneve ndaj Rusise si kunderpergjigje te agresionit ne Ukraine.
17-A e konsideron kryeministri jo vetem si nje faktor stabilizues e ndihmues per integrimin europian te Rajonit domosdoshmerine per te thene qartesisht te vertetat historike, njohur e denuar genocidin serb, lidhjet e saj me Rusine, por dhe si nje mekanizem ky ndihmues per opoziten pro perendimore aty.
18-A e konsderon Kryeministri te domosdoshme njohjen e denimin nderkombetar te atij Genocidi e pastrimi etnik, vecanerisht ne keto momente kur Rusia po kerkon qe KS te OKB te rianalizoje per te denuar nderhyrjen e NATO ne Kosove, nderhyrje qe kishte ne themel Genocidin e patrimin etnik serb aty.
19-A e konsideron Kryeministri, vecanerisht nen keto zhvillime te reja e shqetesuese, njohjen eksplicide nga Kuvendi e Qeveria shqiptare te atij Genocidi e pastrimi etnik, punen e perbashket me Qeverine e Kosoves per njohjen e denimin nderkombetar te tij, si nje detyre paresore me interes te madh kombetar e Rajonal, me themele morale, vlerash, por dhe konkrete stabilizuese, si nje shprehje e mirenjohjes se pa fund ndaj NATO, SHBA, BE, qe nderhyne per te shpetuar popullin e Kosoves e paqen ne Rajon.

Mbetem në pritje të caktimit të datës së zhvillimit të interpelancës në përputhje me afatet e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Rregulloren e Kuvendit

Ju faleminderit për bashkepunimin

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...