Erion Veliaj ka dalë sonte në një intervistë ne TCH për të folur rreth aferës korruptive të 5 drejtorëve të tij më të rëndësishëm në bashkinë e Tiranës.
Mes një lufte të brendshme që ka nisur prej kohësh me tij dhe kryeministrit Rama, Veliaj ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme të asociojë shefin e tij me veten kur flitet për afera korruptive.
Ndërsa mbrojti drejtorët e tij përsëri, Veliaj çuditi panelistët kur ju tha se drejtorët e tij e kanë bërë hotelin në një bashki tjetër dhe jo në bashkinë ku kanë vjedhur paratë.
Madje përdori si argument babin e ndjerë të njërit prej drejtorëve të tij, në e mër të të cilit pretendon se është hoteli në Durrës, ku tha se, “ç’të keqe ka që një pensionit të ndërtojë një hotel në një bashki që nuk ka lidhje fare me bashkinë Tiranë”.
Pra, sipas Veliajt, i cili e ka përdori këtë retorikë edhe për dasmën e tij në kalanë e Gjirokastrës, kur tha se paratë e dasmës ishin kurisime e mamasë pensioniste dhe më vonë këtë gjë Veliaj dhe Rama e kanë përdorur në praktikë me aferën korruptive të shekullit, atë të inceneratorëve, ku disa pensionistë rezultonin me letra pjesë e skemës korruptive miliona euroshe.