Me 28 mars, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e njohur ndryshe edhe si Prokuroria Speciale, nxori një deklaratë për shtyp se kishte lëshuar urdhërarreste për një sërë drejtorët të lartë të Bashkisë së Tiranës, përfshirë Redi Mollën, ish-drejtor i Operatorit të Ujësjellësit Tiranë UKT dhe Mariglen Qaton, ish-drejtor i Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit (IMT).
Të dy akuzohen për korrupsion dhe mosdeklarim të interesave private si funksionarë publikë, pasi u denoncuan vitin e shkuar nga deputeti i opozitës, Belind Këlliçi.
Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu, në një postim në 'Facebook' shprehet se arrestimi i disa drejtorëve nuk e ka zgjidhur këtë çështje, pasi krimi në bashkinë e Tiranës nuk do të ndalojë, për sa kohë arkitekti dhe shefi i organizatës kriminale (Veliaj) është i lirë.
Shkrimi i plotë:
Liria e Veliajt si dëshmi e mungesës së drejtësisë në Shqipëri
Drejtësi do të thotë që pas hekurave të vihen përgjegjësit kryesorë,të ndalohet korrupsioni, të bllokohet vjedhja dhe të kapen shefat . Dhe mbi të gjitha , ajo duhet të jetë e barabartë për të gjithë
Ndërkohë , drejtësia shqiptare arreston dy ushtarë dhe shefin e tyre e lë të lirë .
Arreston ata që përfitojnë 10% dhe lë të lirë atë që përfiton 90% , arreston ata që zbatuan urdhrin dhe lë të lirë atë që dha urdhërin.
Arrestohen disa drejtorë, por afera vazhdon tenderat vazhdojnë si rasti i inceneratorit.
Krimi në Bashkinë e Tiranës nuk ndalon përsa kohë arkitekti , shefi i organizatës kriminale, Veliaj është i lirë