Gjykata e kontrolluar nga Edi Rama la sot në fuqi masën e arrestit shtëpiak ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.
Relatori i trupës së Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj, vendosi të lërë në fuqi vendimin e arrestit shtëpiak ndaj Berishës, edhe pse nuk ka asnjë provë e fakt ndaj liderit të opozitës.
Sokol Binaj është djali i Manxhar Binajt, Sekretarit të Parë të PPSH-së në kohën e diktaturës staliniste në tre nga qytetet e jugut të vendit, Vlorë, Tepelenë e Gjirokastër. Manxhar Binaj njihet si satrapi i jugut pasi me firmën e tij ka internuar me qindra e qindra familje në vitet 70-80 të diktaturës.
Duket se edhe djali i tij, Sokol Binaj, një prej gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të drejtësisë së re, të trumpetuar me aq forcë, po ecën në gjurmët e babait të tij. Ndryshimi i vetëm është se Sokoli gjyqtar nuk mundet të të internojë, sikundër vepronte Manxhari si Sekretar partie, por të mban në arrest, njëlloj si babai i tij, pa prova e fakte, thjesht sepse kështu urdhëron partia.
E ndërsa Manxhari i shërbente diktatorit Hoxha, Sokoli i shërben regjimit të Ramës, djalit të Kristaqit, që në fundin e diktaturës firmosi varjen e poetit Havzi Nela.
Sokoli po ecën në gjurmët e Manxharit me po aq devotshmëri e besnikëri.
Ndoshta edhe për Sokolin do të gjendet një Tërmet, për ti varur një dekoratë apo për ti dhënë një nga ato titujt, si në rastin e Manxhar Binajt, që e kanë shpallur ‘qytetar nderi’ të Tepelenës.
Dhe motivacionin është i qartë: mban në arrest liderin e opozitës, duke zbatuar me përpikmëri e devotshmëri urdhërin e Edvin Kristaq Ramës…