Meta, i ashpër me SPAK: 'U lodhën' duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Veliajn, ministrat për të mbrojtur Edi Ramën!

Saturday, 13 Prill 2024 14:21

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur sot me nota të ashpra ndaj prokurorëve të SPAK-ut gjatë një konference shtypi për mediat. Ilir Meta i paralajmëroi se ata duhet të kryejnë hetimet për kallëzimet që janë bërë ndërsa vërejti me ironi se “u lodhën shumë ata duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Erion Veliajn! U lodhën shumë duke arrestuar ministrat për të mbrojtur Edi Ramën!”

“Unë, sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve dhe sa herë të më ftojnë do të dal para gazetarëve, - tha Meta ndër të tjera. -  Por kur të më ftojnë, do t’u bëj edhe ca pyetje, serioze, këtyre prokurorëve, sepse kanë kërkuar edhe një mandat tjetër 9-vjeçar më duket, meqë janë lodhur shumë këta, janë lodhur duke gjetur ato 60 milionë milionë eurot që ua ka treguar Arben Ahmetaj ku janë dhe i dinë, po nuk i gjejnë dot, se nuk i lënë favoret që marrin nga Erion Veliaj. Apo nuk e kanë parë firmën e Erion Velisë atje se si i ka rrëmbyer kompetencën e Këshillit Bashkiak dhe i ka futur në borxhe, qytetarët e Tiranës për 30 vjet?! 

 

U lodhën shumë ata duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Erion Veliajn!

U lodhën shumë duke arrestuar ministrat për të mbrojtur Edi Ramën!

U lodhën shumë hetuar PPP-të që ato të vazhdojnë dhe të dëmtojnë interesat e shqiptarëve. “

I nxitur nga gazetarët të japë më shumë detaje për paraqitjen e vjehrrës së tij, Fatime Kryemadhit në SPAK, Meta tha se nuk kishte “asnjë lloj shqetësimi”.

“Zonja Fatime është përgjigjur vetë më duket, se unë nuk i kam parë lajmet se kam punë më të rëndësishme, - tha ai.  - Zonja Monika përgjigjet vetë. Unë jam përgjigjur vetë. Një gjë duhet ta dije SPAK-u, se nuk dua të them tarallaku, Partia e Lirisë nuk sekuestrohet! Mund të sekuestrohet SPAK-u përpara, po Partia e Lirisë nuk sekuestrohet dhe të bëjë hetime për ato kallëzime që ne kemi bërë sepse përndryshe pasojat ndaj tyre do të jenë fatale”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...