Berisha: Skapi i partisë dhe gjykatat e tij janë një mburojë e tmerrshme e vjedhjeve më të mëdha në histori të qeveritarëve

Saturday, 13 Prill 2024 23:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin e përnatshëm qytetar në rrugën e Shpresës, tha se, Skapi i partisë dhe gjykatat e vendit, janë bërë një mburojë e tmerrshme e vjedhjeve më të mëdha në histori.
 

Sipas Berishës, për këtë arsye ka ardhur koha për një betejë pa kthim.

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, misionarëve dhe misionareve të lirisë, dinjitetit njerëzor, shpresës së shqiptarëve.

Të dashur miq.

Çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë dëshmon dhe provon rëndësinë jetike, vendimtare të betejës tuaj pa kthim, të mosbindjes civile për fatin tonë, për fatin e shqiptarëve, për fatin e Shqipërisë.

Vetëm mosbindja civile miq është arma më e fuqishme që dridh narkoshtete dhe narkodiktatura.

Përndryshe të duket se sa më shumë që ne bërtasim, aq më shumë ata vjedhin, aq më shumë ata dhunojnë liritë tonë, aq më shumë ata trashin lidhjet me krimin dhe drogën.

Çdo ditë zbulohen skandale dhe superskandale sikur ne të mos ishim qenie njerëzore, sikur ne të mos ishim shqiptarë.

Ndaj dhe koha ka ardhur për betejë pa kthim.

Koha ka ardhur për betejën dhëmb me dhëmb.

Koha ka ardhur për sakrifica të vërteta për liritë tona.

Të dashur miq, çdo ditë dëgjoni se si nga pushtetarët, familjarët e tyre vidhen nga arka e shtetit, nga taksat publike, nga pasuritë publike dhjetëra, qindra milionë euro.

Çdo ditë dëgjoni lajme se si trafikantët shpallen investitorë strategjikë.

Se si lirohen nga gjykata dhe Skapi.

Çdo ditë dëgjoni se si Skapi i partisë dhe gjykatat e tij janë një mburojë e tmerrshme e vjedhjeve më të mëdha në histori të qeveritarëve shqiptarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...