Nga Klevis Balliu:
Sot ,ditë historike për Kosoven, po aq sa liria dhe pavarësia e saj.
Sot Asambleja Kombëtare e Këshillit të Europës, votoi me mbi dy të tretat e saj antarësimin e Kosovës ne KiE.Kjo ështe një ditë historike për Kosoven me po aq peshë e rëndësi sa liria e pavarësia e saj.
Ështe realizimi i ëndrrës së djemve dhe vajzave të Kosoves që derdhen gjakun për të, për një Kosovë të lirë, por dhe një Kosove që qëndron me dinjitet mes kombeve të lira të Europës.
Ky vendim i KiE duket si dora e zotit ne këtë klimë, ku kryeministri i Shqipërisë i është larguar Kosovës dhe kujdesit per të duke e zëvendësuar me nje dashuri kriminale per Vuçiç e ndonjë udhëheqës europian që rri si fole sigurie per Serbinë.
Sigurisht që kjo është një disfatë e jashtëzakondshne edhe për milionat që harxhon Serbia në lobingjet anti Kosovë e anti Shqipëri dhe e urithave të saj që punojnë kudo ekraneve apo burmave elektronike të medias.
Kjo ngjarje e madhe tregon që qeveria e Kosovës dhe presidenca e saj jetojnë e punojnë në themelin e të ardhmes euroatlantike të Kosovës nën udhëheqjen e SHBA-ve.
Gëzuar Kosovë!