Gjatë konferencës së sotme për mediat ku ka folur për organizimin e berendshëm të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK, të cilin e cilësoi si prokuror të Engjëll Agaçi.
“Ti hape dosjen CEZ-DIA me urdhës të Edi Ramës, ti shkove në burg takove Kastriot Ismailajn në burg duke i bërë presion që të dëshmonte kundër meje. Dum Dumani është palaço, është shndërruar në një pistoletë të Edi Ramës...”,- tha Meta me tone të larta gjatë konferencës.
Më tej ai vijoi akuzat ndaj elementëve jo të besueshëm brenda partisë së tij, të cilët sipas tij kanë bashkëpunuar me mazhorancën dhe SPKA-un politik.