Revokimi i masës së arrestit për Berishën, vendimi shpallet në orën 14:00

E mërkurë, 17 Prill 2024 12:29

Avokati i liderit të opozitës, Genc Gjokutaj njoftoi se Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë vendim në orën 2 lidhur me kërkesën e tyre për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për z. Sali Berisha.

Pas seancës, z. Gjokutaj tha për mediat se “se ne kemi paraqitur një akt ekspertimi kontabël dhe prova të tjera, të cilat organi i procedurës nuk i pranon, por nga ana tjetër nuk vepron që t’i bëjë vetë si dhe vendimin e përjashtimit.Palët dhe prokurorët mbajtën qëndrimin e tyre. Vendimi do të shpallet nga gjykata në orën 2. Në atë orë mund të themi më shumë detaje.”

 

Ora: 10:00 Avokatët e Berishës sot në Apelin e Posaçëm për heqjen e arrestit, liderit të opozitës

Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit, procesi gjyqësor për revokimin e masës së arrestit për liderin e opozitës, Sali Berishën. Dy përfaqësuesit e tij ligjorë, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë hyrë në seancë.

Gazetari Fatjon Gjinaj i SYRI TV dha disa hollësi më shumë ndërkohë që po pritet përfundimi i seancës: “Vijon përpjekja dhe insistimi i gazetarëve të liderit të opozitës, Sali Berishës, për sa i takon masës së 30 dhjetorit të vitit të kaluar, që u ndryshua nga “detyrim paraqitje” në masën shtrënguese “arrest në shtëpi”, - tha ai. - Pas datës 8 prill, ku në Gjykatën e Shkallës së Parë u vendos që të rrëzohej kërkesa për revokimin e masës së sigurisë, avokatët iu drejtuan me një ankim, Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila sot në orën 10 të paradites, kanë nisur edhe seancën për sa i takon shqyrtimit të kërkesës së Genc Gjokutajt dhe të Sokol Mëngjesit, mbrojtësve ligjorë të z. Berisha për kundërshtimin e vendimit të shkallës së parë për masën e sigurisë, ku kërkojnë zëvendësimin e saj dhe heqjen e arrestit në shtëpi.

Kujtojmë se më 8 prill të këtij viti. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën për revokimin e masës së sigurisë. Një ditë më pas ishte Gjykata e Lartë ajo që vendosi të lërë në fuqi të dyja vendimet e gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë në Strukturën e Posaçme duke lënë në fuqi masën e arrestit në shtëpi, e shoqëruar me masë kufizuese të ndalimit të komunikimit me persona të paautorizuar.

Pritet të ketë debat gjyqësor edhe në Apelin e Posaçëm; avokatët e z. Berisha janë futur në seancë, ka nisur procesi gjyqësor për revokimin e masës së sigurisë dhe në dalje mund të kemi më tepër të dhëna për vendimmarrjen nga Apeli i Posaçme, ditën e sotme.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...