Gjykata e Posaçme vendos t’i verë në dispozicion pa pagesë Ilir Beqajt dhe të bashkëpandehurve aktet e dosjes së "sterilizimit".
Sipas gjykatës, mbrojta mund t'i marrë 602 fashikujt në mënyrë elektronike.
Jashtë sallës, Ilir Beqaj e konsideroi si të drejtë vendimin e gjykatës.
“Vendim është i drejtë, gjykata rrëzoi pengesën artificiale të qëllimshme të akuzës që na e ka bërë gjatë kësaj kohe. Urdhëruan vënien në dispozicion të 602 fashikujve në mënyrë elektronike pa pagesë”, tha Beqaj.
Seanca e radhës do mbahet më 13 maj, ora 09.00.
Ilir Beqaj refuzoi të paguante rreth 10 milionë lekë të vjetra për të marrë dosjen e tij. Ai vendosi ta lexonte atë duke u ngujuar në SPAK.