Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë mbrëmjen e sotme i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.
Siç edhe është lajmëruar më herët në ekranin e SYRI-t, Meta do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme, për të treguar të vërtetat e tij në lidhje me situatën politike të tij, Partisë së Lirisë dhe atë në vend.
‘Të dashur miq,
Sonte në ora 20:45, ju ftoj të më ndiqni sipas dëshirës në Syri TV, në një intervistë për ‘Çim Peka LVIE’, përballë gazetarëve Enton Abilekaj dhe Ambrozia Meta!’, shkruan Ilir Meta në faqen e tij në Facebook.