Meta: Dumani zëdhënës politik, kërcënoi Ahmetajn kur i dha goditjen e Ramës dhe Veliajt

E Enjte, 18 Prill 2024 22:59

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, se Altin Dumanin e kontrollon Edi Rama dhe Engjëll Agaçi.

Meta tha se reformën në drejtësi e kam bërë unë kur u miratua me 140 vota, ndërsa Rama në bashkëpunim me Lulzim Bashën bënë atë, që zgjodhën Arta Markun si Kryeprokurore me 69 vota. 

 

“Dum Dumani po prish imazhin e SPAK. Dumani është një administrator i SPAK, nuk ka pse të ketë ndikim te asnjë nga prokurorët. Dumani është bërë një zëdhënës politik.

Kur Arben Ahmetaj dha goditjen ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Dumani të nesërmen mblodhi gazetarët dhe u tha: prisni se do të ketë zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn. Pse e bëri këtë?

Pra ishte kërcënim për Arben Ahmetajn dhe ishte një mesazh për t’I thënë mbylle mos ma ngacmo Edi Ramën,  se ai më vuri mua këtu si drejtues i SPAK.

Në të njëjtën ditë që bëri kërcënimin ndaj Ahmetajt, Dumani foli edhe për CEZ-DIA, duke përmendur emrin tim disa herë.

Ai të më hetojë dhe unë do e hetoj atë brez pas brezi, dhe cilindo që bën presione politike. Nuk është personale që Gjykatat përdoren për ti marrë vulën PD-së, nuk është personale që të tentosh të godasësh Ilir Metën”, tha Meta.

Ai tha se Dumani po lodhet për të arrestuar drejtorët e Bashkisë për të shpëtuar Erjon Veliajn, po arreston dhe heton ministra e ish-ministra për të shpëtuar Edi Ramën. “A është trim, le të thërrasë atje Edi Ramën”, u shpreh Meta.

Kreu i PL-së tha se Dumani e ka tepruar shumë, duke përmendur aq shumë emrin tim dhe duke më çuar edhe njerëz që të largohem nga Shqipëria.

“Kam menduar dhe kam shpresuar që ky Dumani do të bënte diçka, por e vërteta është që ajo që bëri me gazetarin Elton Qyno është shumë e rëndë, pasi këta bëjnë hetim me regji, ca i fshijnë dhe ca i hetojnë”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...