'Erion Veliaj të tregojë ku janë 130 milionë euro të djegësit që nuk ekziston? Ku i ka çuar?'

Saturday, 20 Prill 2024 13:40

Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Sali Berisha, mbajtur mbrëmjen e së premtes para qytetarëve.

"Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë dhe misionare, luftëtarë të vërtetë të lirisë. 

 

Përshëndetjet e mia më të përzemërta ju dhe të gjithë atyre që shënuan sot tek Bashkia e Tiranës, prag-fitoren e merituar të opozitës, prag-fitoren e pashmangshme në betejën e shenjtë kundër armikut më të egër të shqiptarëve, korrupsionit të Erion Veliajt, Edi Ramës, Dumanëve dhe klikës së tyre.

Miqtë e mi, beteja kundër korrupsionit është betejë për jetën ose vdekjen e kombit shqiptar.

Është betejë për të ardhmen e shqiptarëve. Është betejë për qenien e tyre. Është betejë për Shqipërinë.

Korrupsioni është shndërruar në fuqinë toksike më të egër, më të rrezikshme që shqiptarët janë përballur në historinë.

Korrupsioni i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, i mbështetur nga Dumanër dhe Zamanër, kjo organizatë kriminale, po tjetërson shqiptarët, po shpërfytyron shqiptarët.

Po shpërfytyron Shqipërinë.

Sot ju ishit prag-fitorja. Të sigurt të jeni se fitorja është e juaja. Se fitorja juaj është fitorja e Shqipërisë. Është fitorja e kombit shqiptar. Është fitorja e Europës, e botës së qytetëruar. Ndaj dhe në sulm, në sulm dhe vetëm në sulm. Luftë frontale kundër korrupsionit.

Nuk ka betejë më jetike, nuk ka mision më të shenjtë sot për Shqipërinë dhe kombin sesa përballja dhëmb për dhëmb me këtë armik të egër.

Bashkinë e Tiranës, zemrës dhe trurit të kombit, Erion Veliaj e ka shndërruar në ndërmarrje private të veten dhe të drejtorëve të tij.

Ai nuk meriton as 60 sekonda të qëndrojë në atë zyrë. Ai është armiku i Tiranës, armiku i shqiptarëve, është hajdut i pafytyrë, i pamoral, i pander dhe pa dinjitet.

Qytetarë dhe qytetare, në këmbë të gjithë, në këmbë të gjithë drejt fitores.

T’i bëjmë gjyqin në sheshin Skënderbej hajdutit. Të tregojë ku janë 130 milionë euro të djegësit që nuk ekziston? Ku i ka çuar? T’i sjellë me urgjencë.

Të tregojë ku janë paratë e 1 milion fidanëve që thotë se ka mbjellë?

Të tregojë se ku janë paratë e asfaltuara me fondet e bashkisë dhe të tenderuara si asfaltime private?

Ku janë paratë e taksapaguesve të vjedhura 100 përqind për shkatërrimin e 20 pallateve dhe ndërtimin e 20 të tjerave me paratë e tërmetit?

Erion, forcë në botë që të mbron nuk ka.

Erion, hajdut, dil nga bashkia, mos mbill se sherri se do ketë viktimë të parë Erion hajdutin!

Qytetarë dhe qytetare, çfarë kërkojme ne?

Ne kërkojmë të çlirohemi nga kjo vjedhje e tmerrshme.

Ne kërkojmë të çlirohemi nga ata të cilët përdorin taksat për të rrëmbyer votën.

Ne kërkojmë të çlirohemi nga ata kriminelë të Spakut me në krye Altin Dumani, që ndryjnë në katastrofë dosjet e krimit monstruoz elektoral.

Na thoni pak ju dumanistë që mbroni Dumanin, dosja 137 është krim monstruoz elektoral apo jo?

Na thoni pak, dosja 184, është krim monstruoz elektoral apo jo?

Na thoni pak, Shkodra në pushtimin e vrasësve serialë është krim elektoral apo jo?

Shqiptarë, merrni fatin në duart tuaja.

Me Edi Ramën, me Dumanin, mbështetësit e tyre, Shqipëria nuk bëhet kurrë, Shqipëria zhbëhet gjithnjë e më shumë.

Sot është koha e guximit qytetar, sot është koha e zemërimit qytetar, sot është koha e dinjitetit qytetar, e ndershmërisë së qytetarëve.

Edhe njëherë ftoj shqiptarët në të katër anët e këtij vendi, kudo që janë, të shtrojnë një pyetje dhe vetëm një pyetje partnerëve tanë: po si ka mundësi zotërinj të nderuar që keni bërë dhe bëni me dhjetëra e qindra deklarata, por nuk keni një deklaratë për një të tretën e shqiptarëve që braktisën Shqipërinë nga në regjim armiqësor i Edi Ramës.

Na thoni pak, nuk do kërkoja kurrë një gjë të tillë po të mos ishte një zinxhir i pafundëm deklaratash.

Na thoni pak në cilin komb në Europë kanë ikur kështu? Sirianët që nuk janë në Europë, në luftë civilët. Afganët se u erdhën mullahët.

Shqiptarët ikin nga narkoshteti i drogës, nga vjedhjet e tmerrshme.

Ndaj dhe shqiptarë, merrni fatin në duart tuaja.

Shqiptarë, shpëtoni Shqipërinë nga kthetrat e këtij krimi monstruoz.

Zotërinj, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Në cilin vend anëtar të NATO-s, bashkia e kryeqytetit shndërrohet në një ndërmarrje private?

Në cilin vend anëtar të NATO-s, të zgjedhurit me votën e lirë burgosen dhe dënohen sepse nuk do kryeministri?

Në cilin vend anëtar të NATO-s, kryetari i partisë më të madhe opozitare mbahet në arrest si person në hetim?

Cilat janë standardet që mbrohen?

Shqiptarë, merrni fatin e Shqipërisë në duart tuaja.

Merrni fatin e Shqipërisë në duart tuaja, rruga e vetme për të ecur drejt Europës, rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë.

Prisni kur të na dalë në Tëitter, Aleksis Soros me ‘my brother’ Veliaj.

Erion, nuk ka forcë që të mbron më.

Jep dorëheqjen, hajdut i shpifur.

Ndaj dhe këtë javë, çdo orë përgatitje, çdo orë debate, çdo orë diskutime për betejën e ardhshme.

Për të premten e ardhshme. Në ora 11:00, në ora 11:00.

Qytetare dhe qytetarë, dëgjoni zërin e ndërgjegjes suaj, dëgjoni zërin e qenies suaj shqiptare.

Të shpëtojmë Shqipërinë.

Nuk ka vend në botë që të ketë një pushtet të tillë.

Vietnami komunist është katër shkallë mbi narkoshtetin e Edi Ramës në zbatim të ligjit.

Dhe paralajmëroj rrugaçët civilë, patronazhistë, mos guxoni të prekni një demonstrues se do merrni atë që meritoni.

Rruga jonë është pa kthim.

Rruga jonë është drejt fitores.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...