Denoncimi i PD: Terror nga patronazhistët e Ballës

Saturday, 20 Prill 2024 22:38

Përfaqësues të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike kanë dënuar sjelljen e policisë për arrestimin e të rinjve protestues, duke denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tyre. Nga selia blu, Adriana Kalaja u shpreh se ndaj protestuesve është ushtruar terror gjatë natës dhe të arrestuarit janë mbajtur në kushte çnjerëzore. Gjithashtu Belind Këlliçi, Besart Xhaferaj, Klevis Balliu apo edhe këshilltari bashkiak i Partisë së Lirisë Tedi Blushi kanë akuzuar drejtëpërsëdrejti ministrin Taulant Balla si urdhërues të dhunës.

 

Partia Demokratike denoncoi dhunën e ushtruar nga ana e Policisë gjatë arrestimit të të rinjve, të cilët të premten protestuan përpara Bashkisë së Tiranës. Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi akuzoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla si urdhëruesin e dhunës ndaj qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt, pas vjedhjes së taksave të qytetarëve me anë të kompanisë 5D Konstruksion.

‘Taulant Balla nën ethet e emërimit si drejtor i Policisë Bashkiake, me firmë të kapobandës së 5D Erion Veliaj! Ministri i Brendshëm, pasi u njoh me bizneset dhe bëmat e drejtorit të Policisë Bashkiake Ermal Kapllanaj, kërkon tani ti bjerë në sy pronarit faktik të inceneratorit Tiranë, për ta “ngritur” në detyrë. S’ka faj se si drejtor bashkie, i bie të bëhet dhe biznesmen!!!’

BELIND KËLLIÇI 

Anëtar i kryesisë së PD

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja akuzoi uniformat blu për terrorin e ushtruar gjatë orëve të vona të natës ndaj protestuesve.

Koordinatori rajonal i PD për Tiranën Klevis Balliu I cili është proceduar nga policia për protestën e së premtes, deklaron se kjo gjë nuk do e ndalojë për të vijuar me protestat kundër keqqeverisjes

‘Taulant Bego Yaris më paska proceduar pse protestoja kundër korrupsionit të Ndraghetes. Taulant Droga dhe Lal-Ndrageta duhet të dine se ky presion i shëmtuar nuk funksionon. Më keni bërë mbi 500 procedime penale dhe jo vetëm që nuk më ndaluat, por më motivoni më shumë për te kërkuar drejtësi për Shqiptaret. Shihemi të premten ora 11:00, ku do të jete qytetaret kundër krimit dhe patjetër krimi do të humbë gjithmonë’.

Klevis Balliu 

Koordinatori rajonal i PD për Tiranën 

Edhe sekretari I Përgjithshëm I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thekson se do të vijojë të mbrojë interesin e qytetarëve të Tiranes.

‘Policia e Partisë më paska proceduar politikisht pse u pengova prej saj të ushtroj detyrën e Këshilltarit të Bashkisë së Tiranës duke më ndaluar me dhunë të hyj në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me dhjetëra kërkesat e opozitës drejtuar këtij institucioni të shndërruar në modelin më keq të korrupsionit dhe inkriminimit. Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, ministri i Bandave, Taulant Balla, përfshi shefin e tyre, Edi Rama ta harrojnë se do të më ndalin të mbroj interesin qytetar me të tilla kërcënime ordinere që nuk trembin askënd’.

Tedi Blushi

Sekretar i Përgjithshëm i PL-së 

Kreu i forumit rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri dënoi presionin e policisë ndaj të rinjve, si dhe deklaroi se nuk do ti ndalin protestat deri në largimin e Erion Veliajt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...