Ervin Zela, banditi që një ditë më parë terrorizoi qytetarët që protestuan para Bashkisë së Tiranës, kundër korrupsionit qindra miliona euro të Erion Veliajt, është i dënuar nga gjykatat italiane me 12 vite burg.
Sipas gazetarit Telnis Skuqi, Ervin Zela, i dënuar me formë të prerë nga gjykatat italiane me 12 vite burg për vrasjen e një biznesmeni, është rekrutuar qëllimisht nga kryebashkiaku i Tiranës për të terrorizuar dhe ndikuar mbi protestuesit që thjeshtë kërkojnë që paratë e vjedhura të kthehen në të mirën publike.
“Kjo sjellje e papranueshme e kryebashkiakut në Tiranë nuk duhet të shpëtojë pa pasur pasoja të rënda.
Përveç ndotjes së imazhit të qytetit dhe institucioneve lokale, kjo gjest tregon një mungesë të theksuar të respektit për ligjin dhe të drejtësisë.
Kryebashkiaku duhet të përballet me përgjegjësi për veprimet e tij dhe të paguajë për shkeljen e ligjit”, shkruan Skuqi.
Ervin Zela ka dhunuar të rinjtë demokratë që u ndaluan pas protestës së djeshme, ndërsa mbahen në komisariatin nr 1 në Tiranë.
Postimi nga Telnis Skuqi
Në një shoqëri demokratike, roli i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat dhe integritetin e qytetarëve të tij.
Ervin Zela, i dënuar me formë të prerë nga gjykatat italiane me 12 vite burg për vrasjen e një biznesmeni, është rekrutuar qëllimisht nga kryebashkiaku i Tiranës për të terrorizuar dhe ndikuar mbi protestuesit që thjeshtë kërkojnë që paratë e vjedhura të kthehen në të mirën publike.
Kjo sjellje e papranueshme e kryebashkiakut në Tiranë nuk duhet të shpëtojë pa pasur pasoja të rënda.
Përveç ndotjes së imazhit të qytetit dhe institucioneve lokale, kjo gjest tregon një mungesë të theksuar të respektit për ligjin dhe të drejtësisë.
Kryebashkiaku duhet të përballet me përgjegjësi për veprimet e tij dhe të paguajë për shkeljen e ligjit.