Televizioni publik italian RAI i ka kushtuar një emision të zgjeruar investigativ Shqipërisë mbrëmjen e së dielës (21 prill).
Tema kryesorë e investigimit ka qenë marrëveshja e dyshimtë mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe asaj italiane, Georgia Meloni, por në emision është trajtuar edhe reforma në drejtësi, përdorimi politik i drejtësisë nga Edi Rama dhe lidhjet e pushtetit me narkotrafikun dhe mafien ndërkombëtare.
Gjatë emisionit është intervistuar një autoritet i drejtësisë italiane dhe evropiane, prokurori Francesco Mandoi.
Vite më parë Edi Rama ka propaganduar se ka marrë këshilltar të tij Mendoin me qëllim për të përmirësuar luftën ndaj korrupsionit duke u këshilluar me një nga autoritete më inluent të drejtësisë italiane, pasi Shqipëria rendite nga Transparency International si vendi më i korruptuar në Europë.
Por çfarë ka ndodhur?
Nëse futesh në Google, gjen shumë pak, ose aspak lajmë rreth ‘këshilltarit të Ramës’, gjë të tregon se kryeministri, i cili shquhet për shumim të lajmeve të bujshme, është kujdesur që ta zhdukë lajmin për këshilltarin e tij imagjinar. Përveç një foto me Ramën në kryeministri thuajse nuk gjen asgjë tjetër për të, por ka mbetur një kronikë e beniaminit të Ramës, kryebashkiakut të korruptuar të Tiranës, i cili 2vitë më parë ka organizuar një pritje në tarracën e bashkisë për t’i dhënë çelësin e Tiranës Francesco Mandoi, për kontributin që ka dhënë për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke “këshilluar” Ramën, thotë kryebashkiaku.
Mirëpo, emisioni ‘Report’ nxjerr në pah së Edi Rama nuk e ka pyetur kurrë për këshilla njeriun që e propagandoi se e ka marrë për këshilltarë, këtë gjë e pohon vetë gjyqtari italian për Rai-n.
‘Report’ sjell në vëmendje se në klasifikimin e ‘Transparency International’, Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar në Europë, një primat i trishtë i mbajtur për dhjetë vite. Për të tentuar të rregullojë pak pozicionin e tij Edi Rama, referon ‘Report’, pak vite më parë ai ka emëruar një super këshilltar, për luftën kundër korrupsionit, gjyqtarin italian Francesco Mandoi për 20 vite figura që lidh anti mafien italiane dhe magjistraturën shqiptare të cilin ‘Report’ e interviston.
‘Jam këshilltar në letra, por nuk kam dhënë kurrë ndonjë këshillë’ zbulon ai për gazetarin e ‘Report’
Që nga 2009 Shqipëria kërkon të hyjë në BE dhe për këtëarsye ka iniciuar disa reforma. ‘Po bëjmë të pamundurën për reformën në drejtësi’ deklaron për ‘Report’ ministri i brendshëm Taulant Balla, por është pikërisht reforma në drejtësi që preokupon më shumë ndërkombëtarët nënvizon gazetari i Rai 3. Qveria Rama ka zhvilluar një procedure kontrolli per gjyqtarët e prokurorët e quajtur vetting përballë një komisioni të zgjedhur nga parlamenti.
‘Kontrolli nuk realizohet nga këshilli i lartë i ministrive publike, por prokurorët kontrollohen nga policë që janë nën ndikimin politik dhe jo vetëm, por ka një presion shumë të madh mbi gjyqtarët’ shprehet Francesco Mandoi për ‘Report’ që Rama e ka emëruar vetë si këshilltar që nuk e ka pyetur kurrë.
Gazetari i ‘Report’ pyet prokurorin italian: Me këtë procedurë, a po bën qeveria Rama një gjueti shtrigash për magjistratët e pavarur?
Mandoi: Sigurisht që po. Ka nisur një gjueti shtrigash kundër gjyqtarit tëbezdisshëm.
‘Report’ sjell në vëmendje se një nga gjyqtarët e bezdisshëm është Besim Hajdarmataj i cili nga 2016 deri ne 2018 ka qenë kreu i Prokurorisë të Krimeve të Rënda dhe në 2021 është përjashtuar nga magjistratura pas procedurës sëvettingut.