RAI shkërmoq Reformën në Drejtësi: Vettingu është proces politik i kontrolluar nga pushteti i Ramës - Si u përjashtua prokurori Hajdarmataj

Hënë, 22 Prill 2024 12:52

Televizioni publik italian RAI i ka kushtuar një emision të zgjeruar investigativ Shqipërisë mbrëmjen e së dielës (21 prill).

Tema kryesorë e investigimit ka qenë marrëveshja e dyshimtë mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe asaj italiane, Georgia Meloni, por në emision është trajtuar edhe reforma në drejtësi, përdorimi politik i drejtësisë nga Edi Rama, lidhjet e qeverisë Rama me narkotrafikun, madje implikimin e sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë Engjëll Agaçi, lidhjet e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, me laboratorin e kokainës në Xibrrakë etj. 

Gjatë emisionit ‘Report’ është trajtuar edhe një segment që i përket drejtësisë, siç është vettingu, një proces për të cilin media shtetërore italiane thotë se është një proces politik i kontrolluar nga pushteti. Për këtë është intervistuar gjyqtari italian Francesco Mandoi, i cili ka thënë se ka qenë këshilltar i Edi Ramës, por që në fakt nuk i është kërkuar kurrë asnjë këshillë prej kryeministrit shqiptar.
 

Faktin që vettingu ka qënë një proces tërësisht politik, emisioni “Report” e fakton me rastin e përjashtimit nga sistemi të Besim Hajdarmataj, ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilin media italiane e quan si “prokuror i bezdisshëm” për pushtetin, gjë që i ka kushtuar edhe nxjerrjen jashtë sistemit me vetting.

Pjesë nga emisioni "Report":

‘Report’ sjell në vëmendje se në klasifikimin e ‘Transparency International’, Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar në Europë, një primat i trishtë i mbajtur për dhjetë vite. Për të tentuar të rregullojë pak pozicionin e tij Edi Rama, referon ‘Report’, pak vite më parë ai ka emëruar një super këshilltar, për luftën kundër korrupsionit, gjyqtarin italian Francesco Mandoi për 20 vite figura që lidh antimafien italiane dhe magjistraturën shqiptare të cilin ‘Report’ e interviston.

‘Jam këshilltar në letra, por nuk kam dhënë kurrë ndonjë këshillë’ zbulon ai për gazetarin e ‘Report’

Që nga 2009 Shqipëria kërkon të hyjë në BE dhe për këtëarsye ka iniciuar disa reforma. ‘Po bëjmë të pamundurën për reformën në drejtësi’ deklaron për ‘Report’ ministri i brendshëm Taulant Balla, por është pikërisht reforma në drejtësi që preokupon më shumë ndërkombëtarët nënvizon gazetari i Rai 3. Qveria Rama ka zhvilluar një procedure kontrolli për gjyqtarët e prokurorët e quajtur vetting përballë një komisioni të zgjedhur nga Parlamenti.

 

‘Kontrolli nuk realizohet nga këshilli i lartë i ministrive publike, por prokurorët kontrollohen nga policë që janë nën ndikimin politik dhe jo vetëm, por ka një presion shumë të madh mbi gjyqtarët’ shprehet Francesco Mandoi për ‘Report’ që Rama e ka emëruar vetë si këshilltar që nuk e ka pyetur kurrë.

Gazetari i ‘Report’ pyet gjyqtarin italian: Me këtë procedurë, a po bën qeveria Rama një gjueti shtrigash për magjistratët e pavarur?

Mandoi: Sigurisht që po. Ka nisur një gjueti shtrigash kundër gjyqtarit tëbezdisshëm.

‘Report’ sjell në vëmendje se një nga gjyqtarët e bezdisshëm është Besim Hajdarmataji cili nga 2016 deri ne 2018 ka qenë kreu i Prokurorisë të Krimeve të Rënda dhe në 2021 është përjashtuar nga magjistratura pas procedurës sëvettingut.

Gazetari i Rai3 e ka intervistuar për emisionin ‘Report’: Çfarë gjetën për ju nëvetting?

Hajdarmataj: Kanë marrë disa fashikuj të disa kohëve më parë dhe më kanë thënë që nuk kam monitoruar mirë punën e disa vartësve të mi. Kanë hetuar edhe mbi të ardhurat e mia, por që nuk ka rezultuar ndonjë gjë me rëndësie megjithatë më kanë hequr nga magjistratura kështu jam detyruar të bëj rekurs në gjykatën e Strasburgut.

Gazetari: A mendoni se kjo ka qenë një hakmarrje për hetimet që keni bërë?

Hajdarmataj: Jam absolutisht i bindur për këtë.

‘Report’ kujton se kur Hajdarmataj ishte ne krye të prokurorisë për krimet e rënda ai ka hetuar mbi disa figura qëndrore të qeverisë Rama si ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar se ka favorizuar një nga grupet e mafias shqiptare

Hajdarmataj: Nda hetimit kishte dalë se Tahiri ishte i përfshirë në trafikun e drogës që shkonte nga Shqipëria drejt Italisë. Kemi mundur të bëjmë hetime të limituara pasi Tahiri kishte lidhje të forta me Policinë.

‘Report’ shpjegon se sinjalizimet e para për rastin në fjalë vijnë nga një ish polic i anti drogës në Vlorë, Dritan Zagani që ka paguar shtrenjtë integritetin e tij. Sot ai është i detyruar të jetojë me identitet të rremë në Zvicër ku i është dhënë strehim politik.

‘Kishte një grup të narko trafikut të drogës që pas zgjedhjeve të 2013 u bënë shumë të fuqishëm. Duke hetuar mbi këtë fakt, marr vesh se këta ishin kushërinjtë e ministrit tim, në atë kohë ministri i brendshëm’ shprehet mes të tjerash Zagani në intervistën e gazetarit për ‘Report’.

Emisioni ‘Report’ shpjegon me detaje lidhjen e Tahirit me Habiljat dhe lidhjet e tyre memafian italiane. Rrëfen historinë e Zaganit më pas atë tëTahirit duke përcjelle foto të tij me personazhe të botës së krimit edhe brenda burgut.

Më pas radhën e kanë Xhafaj dhe Ahmetaj. ‘Report’ shpjegon me detaje lidhjet dhe përfshirjet e tyre me botën e krimit dhe korrupsionin dhe nuk kursen as Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Rama.

‘Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni ‘Report’ i publikon ekskluzivisht më poshtë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të OlsiRamës gjatë disa kontrolleve të policisë. Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narko-trafikantët janë dënuar ndërsa OlsiRama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore” – nënvizon‘Reportduke publikuar edhe faksimilie të lëvizjeve të Olsi Ramës dhe anëtarëve të bandës së Xibrakës.

‘Pavarësisht rasteve të veçanta, në dekadën e fundit që i përket kohës së qeverisjes Rama, mafia shqiptare ka bërë një rritje epokale në cilësi’ thuhet ne ‘Report’

Në emisionin e Rai 3 intervistohet edhe Nicola Gratteri prokuror i Napoliti cili shprehet se: ‘Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me Ndrangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...