Gazetarja Alba Kepi ka sjellë informacione më të detajuara sa i përket zhvillimit më të fundit në aktualitetin italian ku kanali shtetëror italian ‘Rai 3’ ka transmetuar një reportazh investigativ kushtuar marrëveshjes Rama – Meloni.
Për emisionin Task Force me moderatoren Sonila Meço në Syri Tv, Kepi u shpres sethirrja e ish-magjistrati Francesco Mandoi nga kryeministri Edi Rama si këshilltar për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit është fasadë pasi kryeministri Rama nuk e ka marrë asnjëherë në këshillim Mandoin.
“4 vite punë, ai është punësuar si këshillëtar nga kryeministri Rama dhe nuk është marrë asnjëherë në pyetje apo në këshillim për të luftuar krimin e organizuar, dhe po flas për një person i cili është simbol i luftës antimafia në territorin italian. Është president nderi i Gjukatës së Lartë të në Itali. Po flasim për një nga eksponentët më të lartë kundër krimit, kundër gjithçkaje të keqe në territorin italian. Kryeministri Rama e ka pasur të punësuar dhe nuk e ka marrë njëherë një këshillim. Kjo tregon sesa farsë është reforma e drejtësisë, dhe e çdo institucioni në Shqipëri.
Ai thotë se grupet kriminale, mafia shqiptare ka përfaqësuesit e saj brenda qeverisë italiane dhe orienton shumë zgjedhje brenda qeverisë.”