Genc Pollo: Lëvizja brenda lëvizjes

Tuesday, 23 Prill 2024 10:56

Nga Genc Pollo:

Pesë vjet më parë një grup grash dinjitoze e kurajoze nismuanlëvizjen GUD (Gratë e Unazës për Dinjitet) brenda lëvizjes së banorëve të Astirit kundër “rrugës së florinjtë” me çmime të dhjetëfishuara, me kompani “fallco-amerikane” si dhe shëmbjeve arbitrare të banesave.

Ndërsa ato protestonin para Drejtorisë së Policisë Tiranë për lirimin e aktivistëve të arrestuar ambasadori BB, shef i Prezencës së OSBE-së, i cili rastësisht po kalonte aty u tregoigishtin e mesit. I paprovokuar!

Në atë moment u ngjiz lëvizja GUD-i. Një ndër aksionet e sajishte shfaqja me pankarta e thirrje “shame on you” (turp të kesh) në tetor 2019 gjatë një konference të OSBE (shih videone fotot) me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të kësajorganizate z. Gremminger në Hotel Sheraton Tiranë. Gremminger i kishte propozuar Këshillit të Përhershëm të OSBE-së shkarkimin e BB por ky i fundit kishte miq në ministrinë e vet dhe kërkesa nuk gjeti miratim të menjëhershëm. Gjithësesi BB pas pak muajsh u largua nga posti në Tiranë e u nxor në pension të parakohshëm.

Ky episod tashmë i harruar mu kujtua tek pashë këto ditëErion Veliajn në një eveniment të organizuar nga bashkia. BB i OSBE duket si një engjëll po t’a krahasosh me kryetarin e bashkisë. BB vetëm një herë ofendoi dhe u detyrua të kërkojëndjesë publike.

Veliaj është autor i një liste të gjatë fyerjesh ndaj atyre që e kanë kundërshtuar dhe ndjesëkërkesa për të është shfaqje e huaj. Por kjo është pako gjë krahasuar me skandalin e bashkisë.

Veliaj është nën hetim me urdhër gjykate për vepra penale të cilat janë direkt nën përgjegjësinë e tij; jo vetëm kemi të provuar gjyqësisht një shkallëzim ekstrem të korrupsionit ku ofiqari nuk kënaqet me rryshfet por vjedh për vete 100% të fondit buxhetor duke kontraktuar kompaninë private të tij.

Drejtorët e Veliajt kanë zbuar me metoda mizore dhjetërafamilje nga banesat me sebepin se janë të dëmtuara nga tërmeti e duhet të shemben edhe kur teknikisht nuk ishte rasti. Motivi real ishte se tenderin e rindërtimit e kishte marrëkompania private e tyre 5D. Policia bashkiake ka ushtruarrregullisht dhunë të tepruar fizike kundër fshatarëve që shesinfruta-perime vetëm e vetëm që kompania private e drejtorëve të merrte monopolin e këtij tregu në Tiranë.

Skandaloz por edhe domethënës është refuzimi antiligjor i Veliajt për të dhënë llogari në Këshillin Bashkiak edhe pse aty ai ka shumicën dhe këshilltarët socialistë sillen si bagëti pa ndërgjegje.

Prandaj ai e meriton si askush tjetër që në çdo evenimentpublik të përballet me protestues që thërrasin “shame on you” dhe i tregojnë afishe ku ironikisht mbi fytyrën e tij bieshuplaka e Majftit të dikurshëm. Le t’ja bëjnë këtë edhe nëseVeliaj shfaqet me ndonjë ndërkombëtar. Kjo do të ishtemënyrë dinjitoze për t’u treguar vendin cinikëve me çfarëdopashaporte. Mënyrë shumë më e mirë sesa kritika qaramane ndaj ambasadave që me të drejtë apelojnë kundër dhunës ekstreme.

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 
Modifikuar më Tuesday, 23 Prill 2024 11:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...