Ëngjëll Agaçi është tutor i Reformës në Drejtësi. Kështu deklaroi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga Shkodra, ku komentoi reportazhin e emisionit Report në Rai 3, sa i takon rolit të Agacit në paktin Rama- Meloni për strehimin e refugjatëve afrikanë. Meta deklaroi se këtë e dinë edhe ndërkombëtarët, teksa dha edhe detaje për konventën Kombëtare të PL me 27 prill.
Kreu i PL-së, Ilir Meta deklaroi nga Shkodra se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi.
Këto deklarata Meta i bëri teksa solli në vëmendje reportazhin e emisionit investigativ Rai 3, ku theksohej se Agaçi, është personazh kyç në paktin Rama-Meloni për strehimin e refugjatëve, dhe e cilësonin atë si avoktat të narko trafikantëve.
Meta iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve nëse ka frikë nga izolimi i ndërkombëtarëve pas ashërsimit të toneve ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.