Bardhi: Basha nuk firmosi kundër Olta Xhaçkës pasi bashkëpunëtorja e tij e ka mikeshë

E mërkurë, 24 Prill 2024 15:08
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi i është përgjigjur Lulzim Bashës në lidhje me debatin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
 

Pas dorëzimit të padisë në Kushtetuese, Bardhi tha se Lulzim Basha nuk e ka nënshkruar mocionin kundër Olta Xhakës që në qershor të 2022, për shkak, sipas tij të miqësisë që një bashkëpunëtore e Bashës ka me deputeten e PS.

“Janë 44 deputetë që kanë firmosur, lajmi nuk është a ka firmosur Ori Nebiaj apo jo? Po, ka firmosur. Çdo deputet që e ndjen veten në opozitë, që do të bëjë opozitë dhe do që t’i shkojë gjërave deri në fund, ka firmosur. Çdokush tjetër, që në nisje ka dashur të marrë në mbrojtje Xhaçkën, ai s’ka firmosur dhe as ka lejuar ata që ka në influencë. Ka firmosur edhe Kryemadhi.

Unë nuk i përgjigjem askujt që flet me veten. Unë di që e vetmja rrugë për të zgjidhur krizat kushtetuese është kjo derë. 

Kush do të varrosë çështjet dhe t'i bashkohet aksionit të Edi Ramës për t'i dhënë mbrojtje politike Olta Xhaçkës, mund të shkojë tek byrektorja e zotit Basha.

Basha ka refuzuar nënshkrimin e mocionit kundër Olta Xhaçkës që në qershor 2022. Arsyet i di ai, duhet t’i shpjegojë. Është miqësia e një prej bashkëpunëtoreve të tij me Olta Xhaçkën”, tha Bardhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...