Pikërisht kjo ishte dhe tema e emisionit të kësaj të marte “Ora e Betit” në “Ora News”.
Duke iu referuar deklaratave të ish-zv.kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, se personi kyç i incineratirëve është Erion Veliaj, anëtari i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës Tedi Blushi u shpreh se:
“Kjo është një deklaratë dhe akuzë shumë e rëndë, por që ende nuk kemi një përgjigje nga SPAK-u se ku kanë vajtur 60 milionë euro. Sepse ai e bëri dhe pyetje publike se ku kanë përfunduar këto 60 mln dhe do të merret vesh e vërteta do të jetë tmerruese.Dhe SPAK-u nuk ka dhënë një përgjigje sepse nuk ka vullnet për një çështje e cila nuk ka nevojë për hetime më të thelluara, sepse o e ka ndihmuar dhe inkurajuar opozita SPAK-un t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund dhe duke i çuar prova përditë.
Ka qenë z. Metaj i pari që e ka denoncuar këtë çështje. Përditë denoncime, prova, skandale nga më të tmerrshmet përfshi edhe organizatën kriminale “5D”.
Dhe ne si opozitë këtë themi: si ta ndalojmë këtë njeri që të vjedhë qytetarët e Tiranës.
Rama dhe Veliaj janë bashkë, ndaj nuk e lëshojnë njëri-tjetrin. Dhe ër fat të keq kanë kapur edhe sistemin e drejtësisë dhe për fat të keq jemi këtu ku ndodhemi.
Çfarë ndodh? Edi Rama nuk ndalohet, Erion Veliaj nuk ndalohet, Ëngjëll Agaçi nuk ndalohet., apo ministra të tjerë që nuk ndalohen. Prandaj jemi në këtë situatë.
Sot Erion Veliaj sot është degraduar dhe ndaj u fsheh si mi. Dhe me këto provokime që bëri sot do të përfundojë si deputetët e Ukrainës që hidheshin në kosh të plehrave, jo figurativisht. Kjo që ndodhi sot është turp, ai duhej të ishte prangosur. Kjo minimumi”, theksoi ndër të tjera, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi.