'Veliaj, i amnistuari i madh i Dumanit dhe organizatës së tij kriminale'

E mërkurë, 01 May 2024 10:14
FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
 

Qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, misionarë të vërtetë të fitores së Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Përulem me nderimin më të pakufishëm përpara jush.

Përulem me nderimin më të pakufishëm para guximit tuaj, para fitores tuaj, para betejës që bëtë sot, më epikja në 13 vitet e fundit.

Sot, ju qëndrestare dhe qëndrestarë e opozitës shënuat pas 20 shkurtit, mosbindjen civile, betejën më të fuqishme që nga viti 1991 gjer sot.

Kjo e martë ishte ditë e bardhë për demokracinë, ishte ditë e zezë për kleptokracinë, narkokracinë.

Të dashur miq!

Sot ju çelët ditën duke pritur kryehajnin e Tiranës siç e meritonte, me thirrjet që meritonte te dyert e Skapit të partisë.

Më lejoni t’u përshëndes ata që nisën ditën me ato thirrje me të cilat përfaqësuan mbarë shqiptarët.

Vazhduat këtë ditë të bardhë me protestën e mosbindjes civile më të fuqishme, më të suksesshme që ka njohur Tirana nga viti 1991.

Demokratet dhe demokratët, opozitaret dhe opozitarët, Tirana dhe mbarë Shqipëria po prisnin këtë ditë si ditën e bekuar.

Po prisnin këtë ditë si ditën e shpresës së madhe.

Si ditën e fuqisë së pamposhtur të bashkimit.

Si ditën e triumfit të kauzës së drejtë.

Miqtë e mi!

Kur qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, mbarë kombit, pa se si u ngritën në ajër si luanë barrikadat që mbronin horrin.

Keni marrë, keni merituar bekimin e mbarë shqiptarëve.

Urimin e zemrës së mbarë shqiptarëve.

Mosbindja juaj civile, revolta juaj ishte një kryevepër në llojin e vet.

Një kryevepër e njerëzve që mbrojnë kauza të drejta.

Është fatlum ai apo ajo që i kushton veten një kauze të drejtë.

Dhe ju e patë se çfarë fuqie kishte kauza jonë sot.

Ju e patë se si u struk në vrimën e miut, i rrethuar me 500 policë, kryehajni i Tiranës.

Ju e patë mirë shpërfytyrimin e tij.

Të dashur miq!

Kam një lajm të mirë për ju dhe për shqiptarët.

Duke evokuar protestat e 30 viteve më parë, lajmi i mirë është ky: ju garantoj se këta qeveritarë të sotëm, të kalbur dhe krimbur në krime dhe drogë, kanë humbur çdo sens realiteti më keq se sa nomenklatura komuniste e vitit 1991.

Ju u keni kallur datën, po i lebetitni, po i lemerisni me qëndresën tuaj.

Diktaturës i keni dhënë sot goditjen më të rëndë.

I keni dhënë sot lebetinë dhe tmerrin më të madh.

Miqtë e mi!

Por sot ishte edhe një ditë siç u thashë, që dëshmoi kalbësirën e plotë dhe totale të narkoshtetit, të narkodrejtësisë, të narkobashkisë.

Ju e dëgjuat vetë se si Erion Veliaj u tha shqiptarëve se isha te kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe se i përgëzoj se po punonin mirë.

Pra, kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë.

E kuptoni ju vetë se çfarë poshtërimi i bëri ky Skapit të partisë.

Ky kryehajdut i bashkisë.

Por mos harroni se ky e shprehu haptas: isha te bashkëpunëtorët.

Nuk ka të vërtetë më të madhe, vjedhjet i kanë të përbashkëta.

Bashkëpunimi i tyre i vetëm është vjedhja, abuzimi dhe mbrojtja e krimit.

Edhe kjo është një pjesë e qenësishme e fitores tuaj sot.

Sepse sot, prapë ju hapët sytë edhe shqiptarëve më skeptikë se kush është Erion Veliaj dhe ç’është Skapi i partisë.

Të dashur miq!

Erion Veliaj është i amnistuari i madh i Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale.

Ai u thirr sot atje falë meritës suaj, sepse Dumani e di se po i vjen shpejt radha.

Se me ju, se me demokratët, se me njerëzit e idealeve, se me njerëzit e kauzave të drejta nuk përballet dot asnjeri.

Se ata vetëm fitojnë, fitojnë dhe vetëm fitojnë.

Por sonte është një rast t’i bëjmë gjyqin publik si kolegut të tyre Erion Veliajt, ashtu edhe kolegëve të Erion hajdutit, Duman, Zaman, Kraja e kompani.

Erion hajduti është njeriu që me firmë të tij ka vendosur për ndërtimin e djegësit të Tiranës.

Erion hajduti ka dërguar 5 shkresa në Ministri të Financave për djegësin.

Erion hajduti me hajdutët e tij është pronari i djegësit të Tiranës.

Erion hajduti ka propozuar bonusin me 8 pikë për kompaninë që nuk ekzistonte.

Të gjitha këto i ka shkruar vetë Dumani në aktakuzën që i bën Arben Ahmetajt.

Por, i përdor për të arrestuar Arben Ahmetajn, se kur vjen puna te dosja e Bashkisë së Tiranës, Altin Damani nuk guxon të përmende një herë të vetme emrin e Erion Veliajt.

Po ka faqezi më të madh se ti mor?

Po ka më të pafytyrë se ti mor?

Po kujt kujton se ia bën drejtësinë ti mor?

Po me cilin popull kujton se tallesh mor mercenar?

Po ti je një kopje e shëmtuar e Erion Veliajt.

Më falni, shkojmë pak më tutje.

Erion Veliaj i thotë Arben Ahmetajt se do paguajë bashkia shpenzimet për djegësin. I shkruan Arben Ahmetajt me kompetenca që nuk i kishte se këshilli është dakord, në një kohë që nuk e kishte mbledhur këshillin kurrë.

Por me këtë falsifikim, Erion hajdutin e fali, e amnistoi Altin Dumani, Altin Veliaj, në këtë kohë kur këto argumente i përdori për të arrestuar Arben Ahmetajn që e kundërshtoi 5 herë Erion Veliajn.

Miqtë e mi!

Altin Dumani dhe Kraja i Sigurimit të Shtetit janë dy ndër kriminelët më të rrezikshëm të drejtësisë shqiptare.

Arben Kraja kishte nip e mbesë, mace e mi të punësuar në bashki dhe mbante dosjen e hetimit të Erion Veliajt, gjersa 3 javë më parë, kur do dërgohej në gjykatë, dha dorëheqjen se u kujtua se ishte në konflikt interesi.

Të dashur miq, prandaj thotë Erion Veliaj se sot unë isha te kolegët.

Ishte inspektori i Spakut ky.

Sot unë isha si bashkëpunëtor.

Tani do t’ia themi dy fjalë: o hajdut, ata që i pe ti te bashkia, e çojnë bashkinë në supe, siç çuan barrikadën dhe ty të varin në shtyllën e turpit të historisë.

Ata nuk presin zgjidhje nga bashkëkolegët e tu hajdutë si ty, kriminelë si ty, Duman, Kraja dhe kompani.

Jo mo jo. Shqipëria është e jona. Fatin e Shqipërisë e kemi ne.

Ju jeni llumi i saj, do merrni atë që meritoni.

Të dashur miq!

Në historinë e kësaj beteje pa kthim, kjo ditë shënon një ditë fitoreje.

Një ditë frymëzimi të pashterrshëm.

Një ditë ngadhënjimi të shpirtit tonë të pamposhtur.

Por shënon vetëm një prag nga i cili do hidhemi në beteja më të fuqishme, për fitore më të mëdha, për fitoren përfundimtare.

Dhe jo vetëm me kryehajdut Erion Veliajn, por edhe me kryehajdutët e tjerë, por edhe me kolegët e tij, hajdutë si ai.

Shqipëria nuk u lihet në dorë hajdutëve.

Nuk u lihet në dorë tradhtarëve.

Fati na përket ne.

Ne do marrim fatin tonë në dorë.

Fatin e Shqipërisë.

Të ardhmen tonë.

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, ftesa ime, bashkohuni me ne se ky ortek nuk ndalet kurrë.

Se ky uragan nuk mposhtet kurrë.

Ky është uragani i lirisë.

Ky është uragani që do përmbysë diktaturën.

Ky është uragani i fitores.

Rroftë fitorja!

Rrofshi ju.

I bëj thirrje policisë të vetëpërmbahet, të mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh.

I them çdo polici, i bëj një pyetje: cili nga ju është martuar me paratë e vjedhura të taksapaguesve?

Cili nga ju ka marrë përsipër të ndërtojë objekte 130 milionë euro dhe të mos gjendet nam as nishan?

Cili nga ju në repartin e tij, në qytetin e tij, në fshatin e tij, ka pretenduar se ka mbjellë jo 1 milion, por 10 mijë pemë?

Asnjë prej jush.

Cili nga ju, kur ka dëgjuar ndonjëherë se kryetari i bashkisë vjedh 100 përqind paratë me tendera.

Ndaj dhe kthehuni shpinën këtyre horrave.

Altin Dumani që u akuzon ju se bashkëpunoni me krimin, është vetë bashkëpunëtori më i shpifur me krimin.

Se nuk ka kriminel më të madh se Erion Veliaj.

Se nuk ka kriminel më të madh se Edi Rama.

Se nuk ka kriminel më të madh se Taulant Balla.

Shërbëtor i të cilëve është Altin Dumani.

Miqtë e mi!

Kjo javë na shërben për projektin e të martës.

Projektin e fitores!

Kjo javë na shërben për t’u përgatitur për sulmin total. Sulmin e pandërprerë gjer në fitore.

Nuk ka forcë në botë që na mposht ne.

Ne jemi fitorja.

Ne jemi guximi.

Ne jemi triumfi.

Ne jemi shpresa.

Rrofshi ju.

Rroftë Shqipëria!

Ky flamur nuk mposhtet kurrë!

Ky flamur nuk mposhtet kurrë!

Ky flamur nuk mposhtet kurrë!

Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë opozita shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...