Meta: Rama e ka kapur drejtësinë për fyti, do të ikë nga qeverisja si nuse!

E mërkurë, 01 May 2024 12:54
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kapur drejtësinë.
 

Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues, Meta u ndal edhe në hartën gjyqësore, duke thënë se ‘Rilindja’ e ka futur sistemin e drejtësisë qëllimisht në kolaps. 

 

"Vjedhin edhe lekët e BE, bëjnë edhe këtë turp. Ka edhe njerëz të ndershëm që nisin hetimet. I çoi lekët e IPARD te inceneratori, ndërkohë ata në Fier i derdhin domatet në rrugë. Kjo ndodh se s’ka drejtësi, drejtësinë e ka kapur për fyti edhi Rama. Do iki se s’bën, si nuse do iki. 

Ku është Ramaforma e premtuar? Me hartën e re gjyqësore që bënë këta, që thanë do përmirësohet aksesi në drejtësi, i lanë qytete pa gjykata Edhe Shkodrën po e kthejnë në një kryefshat, i hiqet Shkodrës drejtoria arsimore. Po ua nxin jetën qytetarëve, duke ua bërë zero aksesin për të kërkuar dhe marrë drejtësi, duke nxitur qëllimisht shpopullimin.
 
 

U 4-fishua koha për të shqyrtuar një dosje. Janë 115 mijë doje që nuk janë prekur me dorë, dhjetëra mijëra shqiptarë s’do marrin drejtësi sa të jenë gjallë me rilindjen. Zbrazen gjykatat dhe prokuroritë duke u zhytur në kolaps sistemi i drejtësisë qëllimisht," tha Meta.

“Angazhimi ynë është që të rikthyer reformën në shinat kushtetuese më 140 vota që u bë në parlament, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Drejtësia i përket popullit sepse sovraniteti i përket popullit. Nga mungesa e drejtësisë po vuan një popull i tërë dhe është mungesa e drejtësisë, largimi i gjithë shërbimeve të tjera kanë nxitur shpopullimin, kanë rritur dhe koston e jetesës”, tha Meta.

Modifikuar më E mërkurë, 01 May 2024 12:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...