Tritan Shehu: Z.Kryeminister, une dhe ju mund te presim, por jo e verteta e interesat kombetare!

E mërkurë, 01 May 2024 12:59

Nga Tritan Shehu:


Z.Kryeminister, une dhe ju mund te presim, por jo e verteta e interesat kombetare!
Me 6 Maj Asamblea e OKB do te diskutoje e votoje per nje Rezolute me kerkesa konkrete per pranimin nga vendet antare te Genocidit serb ne Srebrenice.
Genocid i cili ne aspektet ideologjike, politike, nacionaliste, ushtarake, te realizimit te krimit, pasojat e tij etj, eshte i „binjake“ me Genocidin ne Kosove.
Ajo Rezolute eshte e iniciuar nga Bosnja si antare e OKB e mbeshtetur nga Gjermania etj.
Nderkaq ne Tirane ka kaluar me heshtje afati parlametar ndaj kerkeses sime per:
--Interpelance me Kryeministrin ne lidhje me njohjen, denimin e genocidit serb ne Kosove ne vitet 1998-99.
--Per domosdoshmerine e asitences se Qeverise Kosoves nga kjo e Shqiperise per nje pregatitje, kerkese e demarshe te tilla prane institucioneve nderkombetare.
Kjo mbasi dhe per dy vite ne shkelje te regullores e Kushtetutes, nuk u paraqit ne seance plenare kerkesa jone per Mocion, me te njejtin qellim.
Une besoj qe Delegacioni yne do ta votoje ate Rezolute te Bosnjes ne OKB.
Qe Qeveria e Shqiperise nuk do te stepet para kercenimit te Dacic :
« Nga ai votim Serbia do te njohe miqte e armiqte e saj » !
Sic po ndodh ne Kuvendin tone para thirjes se Vucic ndaj vendeve “mike” per te mos pranuar genocidin serb ne Kosove.
Por une kerkoj ne Interpelancen time me Kryeministrin dhe qe:
1- Qeveria e Shqiperise te jete proaktive ne asistencen e asaj te Kosoves, si per pregatitjen e dokumentacionit, ashtu dhe per nderkombtarizimin e ceshtjes, gje qe Kosova aktualisht nuk mund ta kryeje.
2-Qe kjo te filloje qe ne debatin ne Asamblene OKB per Rezoluten e Genocidit ne Srebrenice.
3-Duke paraqitur para asaj Asambleje edhe Genocidin serb ne Kosove, lidhjet ngjashmerine e tij me ate ne Bosnje.
4-Une kerkoj qe Shqiperia te paraqitet ne ate debat se paku ne nivel Ministri te Jashtem, per vete rendesine qe ka kjo edhe per shqiptaret e Rajonin ne terresi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...