Inceneratori/ Balliu: SPAK ta pyesë Veliajn për këto fakte që e implikojnë në vjedhjen e qindra milionë eurove

Hënë, 06 May 2024 14:27
Partia Demokratike vijoi sot, një ditë para protestës së të martës ora 11, me paraqitjen dhe ritheksimin e fakteve që e implikojnë drejtpërdrejt kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, në vjedhjen qindra miliona euro të aferës së inceneratorëve.
 

Klevis Balliu, Sekretari Organizativ i PD, bëri një deklaratë para mediave ku i drejtohej publikisht SPAK-ut për të marrë në konsideratë dhe hetuar faktet në vazhdim: 

 

1. Në datën 15 dhjetor 2015 firmoset aktmarrëveshja midis Bashkisë Tiranë dhe kompanive I.B.Recycling me administrator Fatbardh Meça dhe 3.R shpk, e cila është në pronësi të shtetasit Edurim Teqja. Objekti i marrëveshjes parashikon: punësimin e individëve që mbledhin materiale të riciklueshme dhe seleksionimin e këtyre materialeve para se të futen në zonën e asgjësimit për mbledhjen e materialeve të riciklueshme, të parrezikshme, që depozitohen brenda landfilllit të Sharrës. 

SPAK të pyesë Erion Veliajn:

-PËRSE ky shërbim i mbuluar nga ndërmarrja publike duhet të transferohej tek operatorët privatë?

-Përse nuk kaloi nëpërmjet vendimit të këshillit bashkiak?

-Përse nuk u zhvillua procedurë prokurimi me garë të hapur, por u vendosën negociata të drejtpërdrejta me operatorët private?

2. Në gusht 2016 Kompania MEG Albania -mburojë e AMIA Verona- (që kishte paguar 33.000 € Vladimir Fezgën për promocion) dhe AMIA Verona së bashku me Bashkia Tiranë, themeluan kompaninë ECO Tirana.

SPAK duhet t’i bëjë këto pyetje Veliajt të cilin duhet ta thërrasë sërish:

-Kush vendosi për themelimin e Eco Tirana?

-A ka studim fizibiliteti të kryer për të?

-Përse lindi nevoja që shërbimi i mbuluar nga sektori publik të transferohej te privati?

 -Si u transferua pa vendim të Këshillit Bashkiak toka e marrë brenda landfillit? 

-Pse nuk ka asnjë tender për shërbimin, por u paracaktuan kontraktorët privatë? 

3. Në vitin 2017, Qeveria, e cila nuk ka asnjë tagër ligjor për mbetjet urbane, me anë të Ministrisë së Mjedisit lidhi kontratën me kompaninë e Inceneratoreve (Integrated Energy) për landfillin e Sharrës. Zgjidhja ishte pra që Integreted Energy, kompania e Inceneratorit, të blinte ECO Tirana për mbi 410,000 €!

4. Në 2018 lidhet kontrata mes (1) Bashkise (Policia Bashkiake – Ermal Kapllanaj dhe Drejtoria e Punëve Publike – Taulant Tusha) (2) Inspektoratit Mjedisor dhe (3) kompanisë private Integrated Energy per te detyruar gjithkënd te çonte ne Sharre te gjitha llojet e mbetjeve qe u përkthye ne (1) mbetjet urbane, (2) riciklimin, (3) dherat (4) inertet

SPAK duhet të pyesë Erion Veliajn:

-Përse institucionet publike vendosen në shërbim të inceneratorëve privatë të paracaktuar? 

-Pse ky ndryshim në zërat e kontratës, pasi dherat dhe inertet nuk parashikoheshin ne kontratën baze te inceneratorit në 2017?

-Çfarë studimi tregu kreu autoriteti kontraktor për vendosjen e çmimit të dherave dhe inerteve

 -Cili ishte autoriteti që e miratoi?

Këto janë pyetjet të cilat kërkojnë përgjigje të menjëhershme dhe sanksionet penale respektive për të vërtetuar se hetimi ndaj bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt është i vërtetë.

Këto janë gjurmët e bandës së Veliajt, dhe këtë bandë bashkë me kreun e saj duhet të rrëzojmë nesër në ora 11. Për t’a marrë Bashkinë nga hajdutët dhe për t’ua kthyer qytetarëve."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...