RAI3/ Ranucci: Puntata për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt...

Hënë, 06 May 2024 14:34
Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit Report si dhe fjalët e Kryeministres Meloni e cila mori në mbrojtje kryeministrin Rama duke e quajtuar lincim investigimin e bërë ndaj Shqipërisë, ka shkaktuar debate të forta politike e publike në Itali e është vënë në vëmendje të mediave e agjencive të huaja në Itali, të cilës i janë bashkiar raste të tjera që janë regjistruar gjatë muajve të fundit në Itali e që prekin çështje së lirisë së medias e pavarësisë së profesionit të gazetarit.
 

Drejtuesi e drejtori i programit Report, Sigfrido Ranucci, ka zhvilluar sot një konferencë shtypi me gazetarët e huaj e i shoqëruar nga Drejtuesi i sindikatës së gazetarëve Daniele Macheda e nga drejtuesi i Fenderatës Kombëtare  të Medias italiane Vittorio Di Trapani.

 

Gazetari Sigfrido Ranucci eksluzivisht për Syri TV i ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta që publiku shqiptar ka shprehur gjatë ditëve të fundit, mbi vijimin e reportazhit investigues mbi Shqipërisë e pse ai nuk është transmetuar ashtu sic u premtua një javë më parë?

A jeni censuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama?

Ranucci: Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam  përpiqur t'i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë.

Pse nuk u transmetuar vazhdimi i reportazhit investigativ mbi Shqipërinë Shqipërinë?

Ranucci: Po punojmë për t'u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. kemi respektuar disa invefstigime të tjera që kanë prioritet pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve europiane e duhet të respketojmë dhe par condition politik.

Puntata mbi Shqipërinë do të jepet rregullisht shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar, dhe vetë Kryeminsitrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë "një lincim ndaj popullit shqiptar".

Dua ta rikthesoj, asnjë lincim madje sic e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij repotazhi janë të vërteta.

Ajo që më vjen keq është se si një Kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian.

Brena muajit do të transmetojmë puntatën e radhës së Report mbi Shqipërinë

A keni biseduar me Ramën?

Ranucci: Kam mesazhuar me të.

A do të realizoni një intervistë televizive me KM shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, live e jo e montuar?

Intervista me KM shqiptar do të respektohet si kreu i një qeerie e sic respektohet cdo kush që intervistohet nga Report. Nëse ai do pranojë intervista do të rfespektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu sic e shprhe, në mënyrë të integrale e nujk do të bëjmë prerje të , i shkruan ai, janë të certifikuara koncepteve e përmbajtjes që ai do përcjellë.

Si komentoni akuzat e Ramës se investigimi juaj është fals.mbi sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë janë jo të vërteta?

Ranucci: Ne kemi përgjigjet e Agacit, janë të certifikuara sic na i ka përcjellë, Ne bëjmë punën e nuk kemi bërë akuza por kemi sjellë kontekstin e gjithckaje. Nuk kemi goditur përgjithësisht, por kemi dhënë emra e mbiemra të politikanëve të përfshirë në ngjarjet e korrupsionit. Trasparency International ka dokumentuar Shqipërinë si vend i përfshirë në ngjarje të rënda korruptive.

Një komenti i juaji si gazetar pse dhe si e shihni mbrojtjen që Kryeministrja Meloni bëri ndaj homologut të saj shqiptar?

Ranucci: E shoh si solidaritet mes kryeministrave, ashtu sic kemi ne gazetarët me njëri-tjetrin.

 
 
Modifikuar më Hënë, 06 May 2024 14:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...