Pushoi hetimet për inceneratorin e Elbasanit, prokurori çohet në riedukim

Premte, 10 May 2024 13:03
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pezullimin nga detyra dhe dërgimin për riedukim të prokurorit të Durrësit, i cili u përball me pikëpyetje mbi një vendim të tij për pushimin e hetimeve të kryera në vitin 2017 mbi Incineratorin e Elbasanit në mënyrë të dyshimtë.
 

Nga Gjergj Erebara, BIRN 

 

Prokurori Anton Pali i Prokurorisë së Durrësit u dërgua për riedukim dhe u pezullua përkohësisht nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi procesi i vetingut identifikoi probleme profesionale. Pali kaloi pa probleme kriterin e pastërtisë së figurës dhe hetimi administrativ nuk vërejti problematika mbi pasurinë e tij.

Por në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, komisioni ngriti pikëpyetje mbi disa vendimmarrje të tij në rolin e prokurorit, ku në veçanti shqetësimi lidhej me vendimin për mbylljen pa akuzë të një hetimi të kryer në vitin 2017 mbi projektin e incineratorit të Elbasanit, projekt që dyshohej për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Sipas relacionit të procesit të vetingut, puna e Palit mbi këtë çështje ngrinte pikëpyetje se pse ai nuk kishte hetuar kompanitë nënkontraktore, të cilat, në një hetim të mëvonë, rezultuan se ishin në masë kompani joreale, të krijuara për të lëshuar fatura përmes të cilave ish-ministri Lefter Koka akuzohet se përfitoi miliona euro ryshfet.

“Është e paqartë se si është konkluduar me pushim të hetimit, kur prokurorja e mëparshme kishte konkluduar se kishte korrupsion aktiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale,” u tha në relatim.

Pali u mbrojt gjatë seancës me argumentin se hetimet e vitit 2017 ishin të kufizuara mbi akuzën nëse financimi i incineratorit ishte apo jo një financim me para të pista dhe se ai kishte dalë në konkluzionin se jo, sepse burimi i financimit ishte buxheti i shtetit.

Procesi i vetingut për prokurorin Pali u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Brundila Bekteshin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...