Berisha-Ramës: Greqia është djepi i demokracisë, kurse këtu arrestohen drejtuesit e opozitës pse të lëkundin ty karrigen e pushtetit

Premte, 10 May 2024 22:20
Gjatë fjalës në tubimin qytetar, lideri i opozitës Sali Berisha gjatë fjalës së tij, i ka kujtuar Edi Ramën se po shkon në vendin e djepit të demokracisë, ndërsa ai vetë ka arrestuar drejtuesit e opozitës, vetëm e vetëm se i kanë lëkundur karrigen e pushtetit.
 

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha: 

 

Edi Rama, hiq dorë, mos provoko diasporën sepse atje ku janë, jetojnë në një vend të lirë.

Vullneti shndërrohet në votë dhe vota në pushtet, në liri, në të drejta.

Kurse këtu krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim, në pushtet krimi.

Këtu arrestohen drejtuesit e opozitës pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, vetëm se të lëkundin ty karrigen e pushtetit dhe nuk do fitosh kurrë.

Këtu arrestohen qeveritarë vendorë sepse bënë pluhur ëndrrat e tua për parajsën tënde familjare, qeveritare në brigjet e Himarës.

Si mund të shkosh ti në Greqi, në djepin e demokracisë, kur je vendi i vetëm sot, përveç diktaturave të egra, që nuk njeh prezumimin e pafajësisë?

Edi Rama, në këtë udhëtim ti shkon si turpi i Shqipërisë.

Si turpi i shqiptarëve.

Si turpi i Europës.

Si faqja e zezë e demokracisë!

Miqtë e mi, a mund të shkojë diasporën njeriu që me varfërim të tmerrshëm përmes vjedhjeve, i zboi shqiptarët nga Shqipëria?

Në vitin 2013, Shqipëria rritej çdo vit në popullsi.

Shqiptarët kishin rrogat më të larta në rajon.

Rreth 180 mijë shqiptarë u kthyen nga emigracioni për të ndërtuar këtu folenë e të ardhmes së tyre në vendin e tyre.

Kurse ti me vjedhjet si i pangopur, me vjedhjet 100 përqind, me inceneratorin, me sterilizatorët, me Porton Romanon, me Portin e Durrësit, me 6 milionë metër katrorë me trafikantët e tu, i varfërove shqiptarët nga viti në vit dhe i vidhise ata përsëri në honet e varfërisë.

Detyrove fëmijët e tyre të marrin rrugët e dheut për fatin e tyre.

Nuk ke të drejtë të takosh ti diasporën.

Ti je një Makbeth i vërtetë i kombit shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...