Vizita në Greqi/ Berisha: Beleri u burgos se bëri pluhur ëndrrat e Ramës

Saturday, 11 May 2024 11:45
FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, Zoti u bekoftë ju qëndrestarëve të pamposhtur, misionarëve të vërtetë të lirisë, atdhetarisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes. 

 

Të dashur miq, njeriu që me politikat që ndoqi, me vjedhjet e tmerrshme që u bëri shqiptarëve, me vrasjen e shpresës së tyre duke shndërruar krimin në votë dhe votën në krim, de facto përzuri nga Shqipëria në 10 vite mbi 1.1 milion shqiptarë, mbi 33 përqind të shqiptarëve, përgatit në një akt cinizmi ekstrem, në një akt provokimi të turpshëm, takimin me patronazhistët dhe aktivistët e tij që kanë nisur që dje vërshimin drejt Greqisë për të stimuluar një takim me diasporën shqiptare. Në moton ‘Shqipëria e viteve 2030’.

Miqtë e mi, takimin me diasporën të një politikani shqiptar nuk është e nevojshme ta komentosh.

Është gjëja më normale.

Por kur takimi organizohet si një provokacion, duhet vetëm ta dënosh.

Së pari ne jemi shqiptarë. Fqinjë mijëravjeçarë me grekët në këtë rajon.

Por ne kemi një shprehje të hershme sa vetë mikpritja jonë: kush gjen pa ftuar, e gjen pa shtruar.

Në mënyrë të përsëritur, autoritetet zyrtare greke kanë deklaruar se Edi Rama vjen i paftuar.

Natyrisht Greqia është djepi i demokracisë dhe nuk imagjinon të ndalojë tubimet apo takimet.

Por, tradita shqiptare e kërkon të mbash mend këtë parim të mikpritjes sonë.

Nuk shkohet pa ftuar, aq më tepër kur je njoftuar se je i paftuar.

Së dyti, thashë dhe njëherë nuk do merresha me takimin me diasporën, mallin e pashuar të shqiptarëve për të, por nuk kam si të mos merrem kur ky takim bëhet në një moment elektoral dhe përbën një ndërhyrje flagrante në fushatë elektorale të një vendi i cili pavarësisht se kush ka qenë në pushtet, ka rritur në mënyrën më progresive standardet e trajtimit të emigracionit shqiptar në atë vend.

Vetëm një njeri pa mend, vetëm një njeri që nuk gjen interes tjetër përveç interesit të tij personal, niset në një vizitë të tillë.

Atyre shqiptarëve, do të më falin, por të paktën nga mendja, që e marrin këtë si një karshillëk që po i bën Greqisë Edi Rama me takimin, u them se u ka mbetur koha tek Enver Hoxha.

Se gjatë këtyre 30 viteve, në shtetin fqinj kanë gjetur strehë, kanë gjetur punë, kanë ndërtuar familje, ndoshta rreth 1 milion shqiptarë.

Miqtë e mi, ka edhe arsye të tjera. I fundit njeri që mund të imagjinonte të takonte diasporën është armiku i diasporës dhe kombit shqiptar, Edi Rama.

Të dashur miq!

A nuk është Edi Rama që dy ditë më parë i quajti emigrantët tanë, mish i freskët me termin më fyes, më poshtërues.

Bokasa i Afrikës Qendrore ushqehej me mëlçi të freskëta të fëmijëve. Çfarë është ky fjalor kanibalisti?

Ky turpëron të gjallë dhe të vdekur.

Turpëron paraardhës dhe pasardhës të këtij vendi.

Ndaj dhe Edi Rama, kërko publikisht të falur.

Kërko të falur se një fyerje të tillë nuk ua ka bërë ndonjëherë njeri emigrantëve të vet, as Idi Amini i Ugandës, me të cilin ç’është e vërteta, ke disa ngjashmërira sepse ai, ish-boksier, hidhte nokaut ministrat në sallën e mbledhjeve.

Por edhe ti ke gjestet e tua prej mizokeni ndaj ministreve në sallën e mbledhjeve, gjeste të cilat turpërojnë çdo njeri.

Edi Rama, para se të shkosh të takosh aktivistët dhe patronazhistë që ke nisur drejt Athinës për të mbushur sallën bosh dhe të braktisur nga diaspora, bëju burrë dhe publikoji nesër të dhënat e censusit që ke 7 muaj që i manipulon sekret.

I mban sekret sepse ato tregojnë se ti o vrasës i shpresës së shqiptarëve, ti o Çubrilloviç shqipfolës, ke zbrazur Shqipërinë dhe ke reduktuar numrin e shqiptarëve në 8 vite me 1.1 milion më pak.

Ke përgjysmuar numrin e tyre në 1 milion e katër- pesëqind mijë.

Dhe po ta publikosh, çdo shqiptar kur të dëgjojë Shqipëria e vitit 2030, do t’i dridhet trupi, shpirti se do imagjinojë menjëherë Shqipërinë nën 1 milion banorë, në qoftë se do jesh ti në pushtet, që nuk do jesh kurrë. Kurrë!

Edi Rama, mos shko se për diasporën, ti je armiku më i egër i qenies kombëtare.

Sepse ti vetëm këto vitet e fundit përzure adoleshentë, të rinj, të mitur, të reja pothuaj njëlloj sa Asadi me luftën e tij civile nga Siria.

E ngjite Shqipërinë për përzënien e fëmijëve të vet në shtyllën e turpit të historisë, në vendin e dytë në botë.

Si mund të shkosh ti të takosh diasporën, që për çdo shqiptar je figura më e urryer kombëtare?

Edi Rama, hiq dorë, mos provoko diasporën sepse atje ku janë, jetojnë në një vend të lirë.

Vullneti shndërrohet në votë dhe vota në pushtet, në liri, në të drejta.

Kurse këtu krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim, në pushtet krimi.

Këtu arrestohen drejtuesit e opozitës pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, vetëm se të lëkundin ty karrigen e pushtetit dhe nuk do fitosh kurrë.

Këtu arrestohen qeveritarë vendorë sepse bënë pluhur ëndrrat e tua për parajsën tënde familjare, qeveritare në brigjet e Himarës.

Si mund të shkosh ti në Greqi, në djepin e demokracisë, kur je vendi i vetëm sot, përveç diktaturave të egra, që nuk njeh prezumimin e pafajësisë?

Edi Rama, në këtë udhëtim ti shkon si turpi i Shqipërisë.

Si turpi i shqiptarëve.

Si turpi i Europës.

Si faqja e zezë e demokracisë!

Miqtë e mi, a mund të shkojë diasporën njeriu që me varfërim të tmerrshëm përmes vjedhjeve, i zboi shqiptarët nga Shqipëria?

Në vitin 2013, Shqipëria rritej çdo vit në popullsi.

Shqiptarët kishin rrogat më të larta në rajon.

Rreth 180 mijë shqiptarë u kthyen nga emigracioni për të ndërtuar këtu folenë e të ardhmes së tyre në vendin e tyre.

Kurse ti me vjedhjet si i pangopur, me vjedhjet 100 përqind, me inceneratorin, me sterilizatorët, me Porton Romanon, me Portin e Durrësit, me 6 milionë metër katrorë me trafikantët e tu, i varfërove shqiptarët nga viti në vit dhe i vidhise ata përsëri në honet e varfërisë.

Detyrove fëmijët e tyre të marrin rrugët e dheut për fatin e tyre.

Nuk ke të drejtë të takosh ti diasporën.

Ti je një Makbeth i vërtetë i kombit shqiptar.

Për çfarë shkon ti atje?

Për Shqipërinë, Kolumbi e Europës?

Veprën tënde më të zezë, shpopullimin e saj?

Për çfarë shkon ti atje?

Për kombin që le pa drejtësi?

Për kombin që u mohove drejtësinë?

Sot, drejtësia është drejtësia e mafies me tre mbiemra. E Dumanëve mercenarë. E Arben Rakipëve me shokë, falsifikatorë monstruozë.

Sot, për një çështje, shqiptarët duhet të presin 15 vite dhe për ta ofruar qoftë edhe 3 vjet, duhet të paguajnë qimet e kokës ryshfet.

Edi Rama, ti dëgjon lakejtë e tu, të cilët mëkohen me paratë tua të krimit, por të them sot ty, sot në Europë je njeriu më famëzi.

Na thuaj pak o simbol i korrupsionit, ikonë e zezë e tij, cili kryeministër ka rekrutuar me korrupsion, zyrtarët të nivelit McGonigal? Apo ambasadorë, diplomatë dhe zyrtarë të tjerë?

Edi Rama, je turpi i Shqipërisë.

Je turpi i Europës.

Je turpi i NATO-s.

Turpi i vendeve të lira.

Së fundmi, tregoju shqiptarëve se pse në Shqipëri rrugët ndërtohen 5 herë, 8 herë, 10 herë më shtrenjtë se në çdo vend tjetër të Europës?

Sepse ti vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh jo 100, por 800, 1000, 1500 përqind.

I nxirë siç je, nuk ke të drejtë të dalësh nga strofulla e Surrelit, jo të qarkullosh.

Turpëron të parë dhe të mbramë të këtij vendi.

Turpëron ata që kanë mbyllur sytë përgjithmonë dhe ata që do lindin, gjeneratat që do vijnë.

Miqtë e mi, fati i Shqipërisë të guximi juaj.

Te zemërimi juaj.

Te beteja juaj.

Dita e martë, dita e çlirimit të bashkisë.

Dita e nxjerrjes për zverku nga bashkia të Erion Veliajt, këtij bastardi, kësaj shushunje që poshtëron, që përçmon, që grabit, plaçkit qytetarët e Tiranës si pushtuesi më i pamëshirë.

Betejë, betejë, fitore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...