Shtypi grek: Me masa drakoniane sigurie, vizita e Ramës nesër në Athinë

Saturday, 11 May 2024 11:55
"Kryeministri shqiptar do të shoqërohet nga rreth 150 persona, ndërsa fjalimi i tij do të mbahet në Teatrin e Krishtlindjeve në orën 11:0", shkruan sot gazeta greke Protothema lidhur me takimin që do të zhvillojë nesër në Athinë me emigrantët shqiptar, kryeministri Edi Rama.

 

Sipas artikullit me titull : Edi Rama: Me masa drakoniane sigurie vizita e nesërme në Athinë – Programi i tij në detaje",  ELAS (policia greke) po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e nesërme të kryeministrit të Shqipërisë në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në aeroportin  “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.

Qindra punonjës policie (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Edi Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi i tij dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit të tyre, me numrin që rritet ose zvogëlohet sipas nevojës.

Sipas informacioneve të protothema.gr, Edi Rama do të shoqërohet nga  afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve  të Galatsit. Aty janë hapur dy salla për kryeministrin e Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama  do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 6.00-7.00 pasdite do të shkojë në aeroport për t'u larguar nga Athina," përfundon artikulli i  gazetës greke, e cila ka shtuar po ashtu edhe njoftimin e bërë nga Rama në Fb.

Modifikuar më Saturday, 11 May 2024 12:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...