Meta ia përplas Veliajt: Cilin 'shtet' paskan bërë këta?! Shtetin ku kanë ikur 1 milion shqiptarë?!

Saturday, 11 May 2024 13:53
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dënuar ashpër sot në veçanti politikat sociale të qeverisë së "rilindjes" siç e cilësoi, duke filluar nga situata e rëndë e trafikut në Tiranës, dëmtimi i shëndetit të popullatës nga ndotja e ajrit dhe mjedisit 20 deri në 40 herë më e lartë se në rajon e deri te pensionet e ulëta, çmimi i naftës etj.
 

Duke ironizuar thënien e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që pretendoi se socialistët po bëjnë shtet, Meta ngriti disa herë me qëllim pyetjen: “Cilin shtet?!”

 

“I dëgjoni sirenat përjashta?! – iu drejtua Meta gazetarëve gjatë një konference shtypi sot. -  Janë trafiku i çmendur edhe sot që është e shtunë dhe nuk është ditë pune. E dinë të gjithë qytetarët e Tiranës se sa vuajnë për të ardhur nga Fresku në qendër, se sa vuajnë për të ardhur nga Yzberishti në qendër, se sa vuajnë kur kalon tek Kopshti Botanik për të ardhur poshtë digës dhe mendoni kur të mbushet me pallate atyse çfarë tmerri do të jetë.

E dinë qytetarët e Tiranës se çfarë qyteti “të shëndetshëm” kanë bërë këta, se ua ka thënë vetë prof. Besnik Bajra, një ekspert i shkëlqyer i mjedisit, socialist i njohur, deputetet i PS, se, edhe sipas studimit të tij, norma e ndotjes është mbi 20 herë mesatarisht, siç është te Zogu i Zi apo vende të tjera dhe helmi që u jep Rilindja, qytetarëve të Tiranës që nga foshnjat e porsalindura, te nënat shtatzëna, te të moshuarit e ata që kanë probleme shëndetësore, është 20 deri në 40 herë më i lartë se në vendet fqinje apo në vendet e tjera. Ky është qyteti që është bërë. Pastaj, tjetër, çfarë “kishte bërë” Rilindja, sipas tij (Veliajt)?!

(Gazetari citon Erion Veliajn që tha se jemi e vetmja forcë që dimë të bëjmë qytet dhe shtet)

Meta: Cilin shtet?! Shtetin që kanë ikur 1 milionë shqiptarë pikërisht se s’ka shtet, se s’ka siguri, se s’ka mbrojtje të të drejtave të qytetarëve?!

Cilin shtet?! Shtetin që është ndër më të pasurit në rajon me naftë me gaz që kishte rafineri dhe që sot e ka naftën gati dy herë më shtrenjtë se shteti fqinj, Maq         edonia, që s’ka naftë, por ka jo vetëm rafineri, por mbi të gjitha ka politika që mbështesin dhe mbrojnë qytetarët nga spekulimet e tregtarëve, oligarkëve e me radhë.

Cilin shtet?! Shtetin që shkatërron fermerët?!Shtetin që detyron të presin mollët, fermerët e Korçës apo të Dibrës? Apo të hedhin domatet në kanal ata të Myzeqesë?!

Cilin shtet?! Ky është shteti?! Cilin shtet kanë bërë ata? Shtetin ku një pensionist shqiptar në Velipojë dhe në Bajzë merr 2.8 herë më pak pension, gati tri herë më pak pension se një pension shqiptar në Ulqin?! Ky është shteti?!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...