Pavarësisht se fundjavë, në të cilën mund të kishin kaluar disa orë pushimi me familjen, ata janë detyruar të marrin pjesë në aktivitetin e madh të partisë Socialiste, madje duke e dokumentuar prezencën e tyre me anë të fotove.
Në ato orë qëndrimi mes shqiptarësh, Piranjat, emisioni investigativ i Syri TV, kanë biseduar mes shumë personash, edhe me drejtorin e teatrit “Bylis” të Fierit, z. Klajdi Marku, i cili e ka shprehur hapur pakënaqësinë e prezencës së tij aty.
Për dëshmi të tjera të krerëve të bashkive, punonjësve të administratës dhe nxënësve të shkollave, na ndiqni ditën e premte ne orën 20.44, “Piranjat Show” në Syri Televizion.