“Beteja për Tiranën është beteja kundër plehrave, për mbrojtjen e mjedisit, hapësirave publike që kanë mbetur dhe beteja për përfshirjen e të rinjve në politike sepse e kanë të detyrueshme të jenë në politikë për ta bërë atë më të mirë”, tha ai.
Meta foli edhe në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ditën e djeshme.
Ai tha se me dhjetëra milionët të cilat u shpenzuan për organizimin e aktivitetit të djeshëm, mund të ishin dyfishuar pensionet.
“Regjim i kalbur dhe i korruptuar në palcë.
Të gjithë e dinë si administrata e bashkive të Rilindjes dhe administrata shtetërore. Duke shkulur administratën e për t’i dërguar atje.
I vetmi zhvillim pak pozitiv për ata shqiptarë që shkuan, ishin këngëtarët.
PL është për votën e diasporës, ka qenë edhe dje është edhe sot.
Ata e dinë shumë mirë se kush do ti rikthejë çunat e Londrës në vend.
Ajo tallavaja që ka kushtuar dhjetëra milion euro mund të ishin dyfishuar pensionet për të gjithë qarqet ku u shkulën patronazhistët e u dërguan atje”, tha Meta.