“Kërkimi ynë ose ftesa që i bëmë gjyqtares për të hequr dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje është sepse ne kemi ardhur në dijeni nëpërmjet shtypit grek dhe vendimit të Gjykatës Administrative të Athinës, e cila pohon ekzistencën e këtij fakti, - tha Gjokutaj për mediat. - Pra, ndalimin e gjyqtares për hyrjen në zonën Shengen prej 10 vjetësh, gjë që nuk është pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit.
Përse e themi ne ketë dhe ku qëndron shkaku ynë për heqjen dorë? - Shkaku ynë për heqjen dorë është se KLGJ në datën 4 prill ka atribuar dhe ka insinuar që ne këto kërkesa i bëjmë për të intimiduar gjykatën - “këto nuk janë fakte të vërteta”.
Por ky fakt është i vërtetë sa ç’është i vërtetë edhe vendimi që ne ia dorëzuam gjykatës, edhe kopjen e gazetës greke të përkthyer e të noterizuar, por duhet të kuptoni një gjë: kjo është shumë specifike sepse flitet, nuk ka nevojë t’ia aprovojmë ne faktin, ndërkohë që ky fakt dihet. I vetmi person që e di saktë dhe qartë që ekziston apo jo është vetë gjyqtarja, e cila ka qenë kërkuese në atë gjykim për t’u anuluar akti administrativ i ndalimit në zonën Shengen. Dhe këtu ekziston dhe një mosmarrëveshje dhe një njëanshmëri dhe në këto kushte ne i kërkuam, duke qenë se ajo nuk i ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare dhe vazhdon që mund ta çojë gjyqin deri në nul, këtë gjykim, anonimi i kësja procedure dhe ne i kërkuam që të heqë dorë nga gjykimi i çështjes.
Ajo nuk pohoi, as mohoi, nuk u shpreh në lidhje me këtë, na i ktheu dokumentet pikërisht me këtë arsyetim, që bëhet fjalë për atë personalisht dhe nuk ka nevojë për prova që të provohet ky fakt.
Nëse kjo gjyqtare nuk do të japë dorëheqjen, ne, brenda tri ditëve që parashikon Kodi i Procedurës Penale, ne do të bëjmë kërkimin për përjashtimin e saj."