Brook shprehu vlerësimin e tij për liderin e opozitës, Berishën ndërsa deklaroi që një vend që synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian nuk mund të mbajë të arrestuar liderin e opozitës që të mos marrë pjesë në parlament.
Ish-eurodeputeti nënvizoi se si i zgjedhur i popullit, Berisha nuk mund të mbahet i arrestuar pa një vendim fajësie të formës së prerë.
“Imuniteti nuk mund te merret pa një vendim gjykate”, tha Brook.
Ish-eurodeputeti më tej theksoi se ka shpresa tek pavarësia e gjyqësorit dhe se udhëheqësit e opozitës duhet të lihen të lirë të bëjnë punën për vendin e tyre. Nëse ka shkelje të ligjit, gjykata të ndërmarrë veprimet.
“Një sjellje e tillë ndaj opozitës të mos pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.Nëse dikush është fajtor le të jetë gjykata e pavarur që duhet ta vërtetojë këtë.Shpresoj për pavarësinë e gjyqësorit dhe udhëheqësit e opozitës të bëjnë të lirë punën për vendin e tyre. Nëse ka shkelje nga një anëtar i opozitës apo qeverisë gjykata e pavarur të ndërrmarë veprimet. Ne kemi nevojë për Shqipërinë në BE”, tha ish-eurodeputeti Elmar Brok.