Gjekmarkaj dhe Bardhi në Bundestag: 'Zgjedhorja' sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR

E Enjte, 16 May 2024 15:38
 
 
 

Nënkryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht Nënkryetar i PD, Agron Gjekmartaj ka vijuar me takime të rëndësishme në Bundestagut gjerman, ku bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi janë pritur nga Kryetari i Komitetit për Çështjet Europiane, z. Anton Hifreiter.

Në postimin e tij në Facebook, Gjekmarkaj rendit të gjitha çështjet e rëndësishme që kanë diskutuar, që nga Procesi i Berlinit dhe reforma zgjedhore e cila duhet ë bëhet sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR, si dhe ka theksuar se ka rrëfyer edhe sagën e trishtë të arrestimit të liderit të opozitës. 

 

‘Opozita dhe PD e bashkuar janë realitet por ende peng i vendimeve gjyqësore që nuk respektojnë sensibilitetin shoqeror i cili pret sa me shpejt nga ata një vendim’, shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i plotë:

Sot sëbashku me z. Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD dhe Nënkryetar i kesaj partie, u pritem nga Kryetari i Komitetit  per Çeshtje Europiane në Bundestag z. Anton Hofreiter, me të cilin bashkëndamë pikëpamjet tona mbi integrimin e Shqiperisë në BE, si dhe e falenderuam për mbeshtetjen e pakursyer që Gjermania i ka dhënë vëndit tonë në këtë proces e jo vetem  gjatë 34 viteve pluralizem.

Theksuam rëndesinë e procesit të Berlinit dhe mbeshtetjen që Opozita i ka dhënë atij që në gjeneze. I shprehem shqetesimet tona per stanjacionin e Reformes Zgjedhore e cila me patjeter duhet të reflektojë rekomandimet e OSBE - ODIRH per zgjedhje të lira e të ndershme dhe barazi të pjesmarrësve në zgjedhje.

Gjithashtu sot patem mundësinë e një bashkëbisedimi të gjërë me deputetët e këtij komiteti te cilet bënë shumë pyetje per çeshtje të integrimit, drejtesisë, Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit, bashkimit të opozites, marrveshjes Rama-Meloni, emigracionit dhe shkaqeve të tij etj. U shpreha kolegëve gjermanë gjithë respektin dhe falenderimin per vemendjen e kohen që na kushtuan, duke ju shpjeguar se populli shqiptar, jo vetem nga sondazhet të cilat e nxjerrin si popullin me proevropian, por nga historia e cila e ka vënë disa here në balle të perpjekjeve për të luftuar për Europen dhe në emer të saj, të një populli që e di ç’do të thotë të humbasesh si realitet e ta ruash si identitet, të ndeshkohesh prej saj e për të, për arsye shpirterore e kulturore si të tillë, si europiane dje, sot dhe neser, e meritojmë të jemi në bashkësinë e saj politike. Unë kam qënë 16 vjeç kur na u ofrua ëndrra europiane tani jam 50 vjeç dhe ajo ngjan me një vijë horizonti që sa i afrohemi po aq largohet. Popujt e Ballkanit Perëndimor e duan Europën, ndonjëherë qeveritë e tyre jo, sepse kështu konsolidojnë të pashqetësuar autokracinë!

Edhe në këtë takim rrëfeva sagen e trishtë të arrestimit të Liderit të Opozites Sali Berisha pa akuze e pa hetim, duke e shndërruar atë në një subjekt nën ligjin, duke prekur ad personam nenin 73 të Kushtetutës për ndeshkim. Opozita dhe PD e bashkuar janë realitet por ende peng i vendimeve gjyqësore që nuk respektojnë sensibilitetin shoqeror i cili pret sa me shpejt nga ata një vendim.

“Vdekja”  e Ballkanit të hapur është e vetmja “vaki” që është pritur me gëzim duke zvogluar ndikimin e tërthortë rus nëpërmjet Serbisë në Ballkan. U shpjeguam gjitha hallkat, ngecjet dhe vonesat e Reformes në Drejtesi. Po ashtu ritheksuam nevojen e rikthimit të misionit faktmbledhës të Bundestagut gjatë vitit elektoral në Shqiperi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...