Anëtarësimi në Këshillin e Europës/ ‘Shuplaka’ e Michael Martens: Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën

E Enjte, 16 May 2024 21:14
 
 
 

Gazetari gjerman, Michael Martens, i ftuar nga moderatorja Armela Ferko në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, tha se Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit në Këshillin e Europës.

“Nuk më ka tërhequr vëmendjen që Tirana të ketë lobuar për përfshirjen e Kosovës në Këshillin e Europës. Megjithatë nuk i kam ndjekur në hollësi dhe duhet të jem i kujdesshëm me gjykimet e mi. 

 

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e lidhura me këtë proces. Këtë e dimë nga komitetet e lidhura me Këshillit të Europës. E dimë nga Dora Bokajanis, që ishte relatore e çështje.

Unë do të prisja që çdo vend demokratik të mbështeste përfshirjen në Këshillin e Europës të demokracisë më të re në Europë.

Përfshi këtu edhe Shqipërinë, sidomos Shqipëria duhej ta mbështeste. Sepse duhet të ekzistojnë marrëdhënie të veçanta mes këtyre dy vendeve,” tha Martens.

Ai komentoi edhe takimet e sotme të Edi Ramës me mikun e tij, Aleksandër Vuçiç dhe me kryeministrin kosovar, Albin Kurti ku gjuha e trupit fliste qartë.

“Më lejoni të shprehem kështu, unë nuk jam ekspert i gjuhës së trupit dhe nuk dua të bëj ekspertin këtu. Nuk dua të përfshihem dhe të bëj koment se nuk e ndjek politikën shqiptare nga afër. Por në nivel të përgjithshëm do të thoja se pres që Shqipëria, njësoj si çdo vend tjetër demokratik i rajonit të mbështesë përpjekjen e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Europës sepse do ishte diçka shumë pozitive për rajonin,” tha ai.

Martens komentoi edhe një postim të bërë prej tij vjet, kur e krahasonte Edi Ramën me Nikolla Pashiçin.

“Mund të tregoj pse e kam shkruar këtë, nuk ishte aspak i kënaqur me disa veprime të zotit Rama dhe çfarë rruge vendosi ai të ndiqte. Kam dëgjuar se në Shqipëri ka probleme me lirinë e medias. Por dua të tregohem i kujdesshëm në komentet që bëj se mendoj se nuk kam njohuri të mjaftueshme për politikën e brendshme.

Ky postim që kishte nota sarkazme, nuk më kujtohet konkretisht arsyeja pse e kam bërë, por kam folur me persona dhe në optikën e tyre, pata përshtypjen që zoti Rama mbante më shumë anën e Beogradit se të Prishtinës,” tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...