Berisha: Ju ftoj nesër në ora 11:00, të gjithë tek Bashkia e Tiranës! T’i zbojmë nga pushteti

Hënë, 20 May 2024 22:41
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër në orën 11:00 dhe të protesojnë tek bashkia e Tiranës, kundër Erion Veliajt.
 

‘T’i zbojmë nga pushteti’, deklaroi kryedemokrati Sali Berisha.  

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Ndaj dhe ju ftoj nesër në ora 11:00, të gjithë tek Bashkia e Tiranës.

Çlirimi i saj, flamuri i PD-së, flamuri i antikorrupsionit, flamuri kombëtar duhet të valëvitet mbi bashki.

Zemërim, zemërim, zemërim të pakufishëm ndaj armiqve tanë të egër.

Ndaj antishqiptarëve të kësaj toke.

T’i zbojmë nga pushteti.

Të shkojmë në qeveri teknike.

Të bëjmë zgjedhje të lira.

Rrofshi ju!

Rroftë Shqipëria!

Login to post comments