Përmes një statusi në Facebook, Manjani shkruan se të gjithë merren me gurin dhe jo me hajnin që e hodhi atë, duke thumbuar kështu kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
“Është hajni më i paskrupullt që kemi futur ndonjëherë në një zyrë shteti o njerëz”, shkruan më tej Manjani.
Postimi i plotë i manjanit Manjanit:
Aman more aman.
Hedh hajni një gurë për shoë te tarraca e bashkisë dhe të gjithë merreni me gurin, jo me hajnin.
Është hajni më i madh e më i paskrupullt që kemi futur ndonjëherë në një zyrë shteti, o njerëz.
Paratë publike që administron vidhen 100%!
Pasuria private, grabitet për ndërtim!
Pasurinë publike e trajton si të veten!
Ky hajn hedh gurë për shoë nga tarraca e bashkisë, që ti harrohen bëmat e hajnisë.
****
Edhe të trashëgohen ato të dyja që u martuan, pavarësisht se pa ligj.
Të rrojnë të lumtura se i ka martuar për shoë një hajn në nevojë për lajm.